Adrian Gurma

Kronikë

Nuk pranoi të jepte informacion për tenderin e rrugës, gjobitet me 50 mijë lekë kreu i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma

16 Korrik 2021, 18:05| Përditesimi: 16 Korrik 2021, 16:22

  • Share

SARANDË– Kryetari i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma është gjobitur për të dytën herë për të njëjtën shkelje. Komisioni i Prokurimit Publik e ka gjobitur këtë herë me 50 mijë lekë të reja pasi Gurma, nuk pranoi që të bashkëpunonte me shefin e KPK-së.

Mësohet se Gurmës, i është kërkuar informacion në lidhje me një tender mirëpo ai nuk iu është përgjigjur. Të njëjtën gjë ai ka bërë edhe në muajin prill.

Tenderi për të cilin u kërkua informacion, kishte të bënte me shtrimin e disa rrugëve me beton me fond limit 5.7 milionë lekë, i cili është zhvilluar në datën 14 prill 2021.

Më 19 maj subjekti “Tea D” ka dorëzuar ankesë pranë KPP. Më pas ky i fundit pasi është njohur me ankesën, në datën 25 maj ka vendosur pezullimin e procedurës si dhe ka detyruar Bashkinë e Sarandës që brenda 5 ditëve të dërgojë informacionin e kërkuar. Dhe kjo nuk ka ndodhur. 

(Mase Administrative per Bashkine Sarande )

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miu: 16/07/2021 19:44

    Kot e kini, gjoben e paguan bashkia me.leket tona edhe zoteria nuk pergjigjet hic.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?