Kosova & Rajoni

Nuk pranuan të vaksinohen, 92 punonjës të shëndetësisë në qytetin helen pezullohen nga puna, spitalet humbin stafin, situata e COVID-19 e vështirë

5 Shtator 2021, 20:02| Përditesimi: 5 Shtator 2021, 20:15

  • Share

Jo një dhe as dy, por 92 punonjës të shëndetësisë u pezulluan nga puna në një Spital në Ksanthi të Greqisë, pasi nuk pranuan të vaksinohen kundër COVID-19.

Ky rregull, ka hyrë në fuqi më 1 shtator, për të minimizuar riskun e infektimit për infermierët dhe mjekët të cilët janë më të ekspozuarit ndaj COVID-19.  9

92 persona të pezulluar nga detyra, përkthehet ndryshe në 14% të punonjësve të shëndetësisë, një numër mjaft i lartë.

Megjithëse këta janë pezulluar nga puna pasi nuk i janë bindur urdhrit të qeverisë, kjo do të shkaktojë probleme në përballimin e situatës së infektimeve në një kohë kur rastet me COVID-19 po rriten vazhdimisht.

Ende nuk dihet si do të procedohet me të pavaksinuar dhe se cili do të jetë fati ti tyre nëse ata vazhdojnë të mos pranojnë marrjen e dozave të vaksinës.


Lajmi kryesor:

Varianti delta ‘pushton’ shtetin helen, 43 viktima nga COVID-19, 90% të pavaksniaur! Shënohen 1.291 raste të reja në 24 orët e fundit


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?