GREQI - Teksa varianti delta ka “pushtuar” rajonin, edhe shteti helen regjistron çdo ditë shifra të larta infektimesh dhe viktimash nga COVID-19.
Në 324 orët e fundit kanë humbur betejën me virusin 43 persona, ndërsa janë raportuar 1.291 raste të reja pozitive.
Numri i personave të intubuar aktualisht është 381, 90% e të cilëve nuk kanë marrë ende asnjë prej dozave të aprovuara nga EMA.
Pavarësisht masave shtrënguese anti-COVID në vend dhe përpjekjeve për të intensifikuar procesin e vaksinimit shifrat e infektimeve dhe viktimave mbetet ende i lartë.
Prej 1 shtatorit, qeveria helene vendosi pezullimin e mjekëve të pavaksinuar nga puna. Kjo erdhi si pasojë e zhvillimeve të fundit dhe ekspozimit të madh të tyre ndaj armikut të padukshëm.
Numri total i rasteve të reja ka shkuar 599.951, ndërkohë që ai i viktimave është 1.291 që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
Jo një dhe as dy, por 92 punonjës të shëndetësisë u pezulluan nga puna në një Spital në Ksanthi të Greqisë, pasi nuk pranuan të vaksinohen kundër COVID-19.
Ky rregull, ka hyrë në fuqi më 1 shtator, për të minimizuar riskun e infektimit për infermierët dhe mjekët të cilët janë më të ekspozuarit ndaj COVID-19. 9
92 persona të pezulluar nga detyra, përkthehet ndryshe në 14% të punonjësve të shëndetësisë, një numër mjaft i lartë.
Megjithëse këta janë pezulluar nga puna pasi nuk i janë bindur urdhrit të qeverisë, kjo do të shkaktojë probleme në përballimin e situatës së infektimeve në një kohë kur rastet me COVID-19 po rriten vazhdimisht.
Ende nuk dihet si do të procedohet me të pavaksinuar dhe se cili do të jetë fati ti tyre nëse ata vazhdojnë të mos pranojnë marrjen e dozave të vaksinës.
E kane luksin te humbasin staf mjekesor???? Te shohim cfare do behet te ne,se ne pak mangesi e paftesi kemi,te pezullojne edhe nga puna ata qe nuk duan te vaksinohen do behet mishmash sistemi...
Përgjigju