Melania Trump dhe Jill Biden
Zonja e parë Jill Biden iu bashkua Presidentit Joe Biden në pritjen e Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, këtë të mërkurë (13 Nëntor 2024).
Ditë më parë, Jill Biden i bëri një ftesë ish-zonjës së parë Melania Trump për takimin tradicional, por Melania Trump e refuzoi atë, duke mos qenë sot përkrah Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Burime brenda Shtëpisë së Bardhë, bëjnë me dije për mediat amerikane se Jill Biden i dha zotit Trump një letër urimi me shkrim dore për zonjën Trump, e cila shprehte gjithashtu gatishmërinë e ekipit të saj për të ndihmuar në tranzicionin".
Lajmi kryesor:
Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, shtrëngime duarsh me Joe Biden! Presidenti demokrat zotohet për tranzicion të qetë të pushtetit (VIDEO)
K.M/ReportTv.al