Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, shtrëngime duarsh me Joe Biden! Presidenti demokrat zotohet për tranzicion të qetë të pushtetit (VIDEO)

13 Nëntor, 16:14| Përditesimi: 13 Nëntor, 22:37

  • Share

Presidenti i zgjedhur Donald Trump mbërriti këtë të mërkurë (13 Nëntor 2024) në Shtëpinë e Bardhë, ku u prit nga presidenti në detyrë Joe Biden.

Takimi i parë paszgjedhor mes tyre përcolli një atmosferë të ngrohtë, ku Biden uroi Trump për fitoren. Pas një shtrëngimi duarsh, republikani u mundua të zbehë retorikën e egër mes tyre gjatë fushatës presidenciale, duke thënë se "politika është e egër". 

Trump mbërriti në Washington DC me avionin e tij privat luksoz, duke u nisur më pas drejtë Zyrës Ovale i shoqëruar nga një autokolonë e gjatë me agjentë të sigurisë.

Presidenti në detyrë Biden e priti atë për një takim informal në zyrën ovale, një traditë qindra vjeçarë që simbolizon tranzicionin demokratik dhe të paqtë të pushtetit nga administrata e njërit president tek ajo pasuesja.

Hera e parë kur Trump u bë pjesë e këtij rituali, ishte viti 2016 kur ai fitoi zgjedhjet dhe presidenti i kohës Barak Obama e ftoi në zyrën ovale përpara inaugurimit. Por katër vite më vonë Trump në detyrën e presidentit, nuk bëri të njëjtën gjë me Joe Biden të cilin e akuzoi së bashku me demokratët se manipuluan procesin zgjedhor. Kjo ishte hera e parë që tradita prishej në 155 vite.

Ora 20:13
Takimi me dyer të mbyllura mes Biden dhe Trump/ Presidenti demokrat: Ndihma për Ukrainën është në interesin tonë kombëtar

1731515064_trump.jpg

Donald Trump dhe Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, 13 Nëntor 2024

Takimi mes Joe Biden dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka përfunduar pas dy orësh bisedime me dyer të mbyllura.

Trump e cilësoi takimin me presidentin aktual të SHBA-së, Joe Biden, si “të qenësishëm”. Ndërsa Biden përsëriti se do të sigurojë një tranzicion të rregullt.

Gjithashtu, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, tha se “Biden i tha Trumpit se mbështetja e Ukrainës është në interesin tonë kombëtar”. 

Ora 17:57
Nuk shkoi në Shtëpinë e Bardhë, Jill Biden i dorëzon Trumpit një letër për Melania

1731434034_melaniatrumpjillbiden.JPG

Melania Trump dhe Jill Biden

Zonja e parë Jill Biden iu bashkua Presidentit Joe Biden në pritjen e Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, këtë të mërkurë (13 Nëntor 2024).

Ditë më parë, Jill Biden i bëri një ftesë ish-zonjës së parë Melania Trump për takimin tradicional, por Melania Trump e refuzoi atë, duke mos qenë sot përkrah Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Burime brenda Shtëpisë së Bardhë, bëjnë me dije për mediat amerikane se Jill Biden i dha zotit Trump një letër urimi me shkrim dore për zonjën Trump, e cila shprehte gjithashtu gatishmërinë e ekipit të saj për të ndihmuar në tranzicionin".

Ora 17:24
Biden pret Trump në Shtëpinë e Bardhë, e uron për fitoren dhe e siguron për një tranzicion të qetë të pushtetit

1731515077_trump.jpg

Donald Trump dhe Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, 13 Nëntor 2024

Presidenti në detyrë Joe Biden priti këtë të mërkurë në Shtëpinë e Bardhë presidentin e zgjedhur Donald Trump. Në takimin e tyre të parë paszgjedhor, Biden garantoi sërish Trump për një tranzicion të qetë të pushtetit. 

“Epo, zoti President i zgjedhur, ish-presidenti Donald, urime:,- tha presidenti demokrat. Më pas të dy liderët shtrënguan duart.

Trump u përgjigj: “Politika është e ashpër dhe, në shumë raste, nuk është një botë shumë e bukur, por është një botë e bukur sot".

"Unë e vlerësoj shumë një tranzicion që është kaq i qetë, do të jetë aq i qetë sa mund të bëhet", shtoi ai.

Ora 17:20
FOTO/ Biden pret Trump në Shtëpinë e Bardhë

1731514775_trumpbiden.jpg

Presidenti amerikan në detyrë Joe Biden ka pritur në Shtëpinë e Bardhë presidentin e zgjedhur Donald Trump. 

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ekselent: 14/11/2024 01:00

    Biden nje diplomat dhe politikan ekselent

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?