Vlorë

Sociale

Nuk shkonin në punë, ‘furtunë’ shkarkimesh në Ujësjellësin e Vlorës pas paralajmërimit të Ramës

5 Nëntor 2021, 14:33| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 14:48

  • Share

30 punonjës të Ujësjellësit në Vlorë janë shkarkuar nga drejtoresha e këtij institucionin Elona Hodaj. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë shkarkuar punonjës që nuk shkonin rregullisht në punë si dhe nuk përputhej diploma me vendin e punës. Ndërkohë pritet që në këtë sektor të ketë shkarkime të tjera.

Vetëm pak ditë më parë kryeministri Edi Rama u foli kryebashkiakëve për situatën e tmerrshme sipas tij të të arkëtimeve nga ana e ujësjellësve në vend.  Rama paralajmëroi ato se qeveria qendrore do të ndërhyjë në situatën skandaloze që është me ujësjellësit në vend.

Duke e konsideruar 'gangrenë' të gjithë sektorin, Rama 'kryqëzoi' Vlorën dhe Kavajën, duke theksuar se abuzimi më i madh bëhej nga bizneset dhe jo nga familjet në nevojë. Piramida që gllabërojnë para i cilësoi Rama ndërmarrjet e ujësjellësve në vend, duke i kujtuar kryebashkiakëve se deri më tani janë investuar 1.2 miliard euro, një shifër kjo shumë e lartë, dhe asgjë nuk merret mbrapsht.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • andi: 06/11/2021 14:15

    hiqi hiqi njerzit se vijn zgjedhjet prap.

    Përgjigju
  • Varvara: 05/11/2021 20:02

    Kanceri ketyre institucioneve jane vete Pertite Politike qe fusin ne pune militante te paafte dhe analfabete

    Përgjigju
  • emigranti: 05/11/2021 18:23

    Emrat? Te dalin emrat e militanteve qe kishte punesuar partia atje ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?