Tetë hotele në Sarandë dhe Ksamil janë gjobitur nga Task-Forca e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK) pasi nuk kanë vendosur impiantet për trajtimin e ujërave të zeza. Arben Çipa, kreu i operatorëve turistikë shprehet se para disa muajsh bizneset u dakordësuan me zv/kryeministren Belinda Balluku për shtyrjen e afatit deri në shtator por ky premtim nuk është mbajtur. Gjoba me vlerë 1.5 milionë lekë (të reja) është vendosur si për hotelet që kanë gropa septike dhe ato që i shkarkojnë ujërat e zeza në rrjetin e kanalizimeve.
Arben Çipa kreu i operatorëve turistikë tha se "në takimin e patëm me znj.Balluku, përfaqësues nga Ministria e Turizmit, ajo e Ekonomisë si dhe 50 përfaqësues të shoqatave për ta rishikuar këtë ccështje. Duhet bërë një klasifikim, për subjektet që nuk kanë asnjë akses me sistemin e kanalizimit të ujërave të zeza. Në rastet me gropa septike duhet të implementohet akti normativ, ndërsa në rastet që kanë akses me kanalin e ujërave të zeza duhet tu jepet kohë. Ne kemi qenë të gatshëm për konsulence. Akti normativ ka fuqinë e vet. Nga z. Balluku u mor parasysh që të ketë një shtyrje në kohë. Nëse në Sarandë fillon implementimi i këtyre sistemeve do bëhet anarshi dhe turisti do ike diten e neserme. Po kështu nëse bëhen punime tani bie ndesh dhe me ligjin tjeter që ndalon kantieret nis nga 15 qershori. Balluku na premtoi do ju japim kohë deri në fund të shtatorit. Ka mos kordinim mes ministrive dhe task-force që ka dal në terren dhe po vendos gjoba. Në Sarandë ka 3 biznese dhe disa në Vlorë që kanë marrë pullën e kuqe, 7-8 biznese janë në total të gjobitura”.
Në mbrojtje të bizneseve dolën dhe këshilltarët e djathtë të Bashkisë Sarandë, përfshirë PD, Rithemelimin, Republikanët. Këshilltarët i bëjnë thirrje AKUK dhe Ministrisë së Infrastrukturës të plotësojë kërkesat e bizneseve.
“Në cilësinë e përfaqësuesve të qytetarëve dhe bizneseve të Sarandës dhe Ksamilit, solidarizohemi me kërkesat e Shoqatave Turistike dhe kërkojmë anulimin e gjobave dhe shtyrjen e afatit të zbatimit të aktit normativ deri në përfundim të sezonit turistik. Blerja dhe instalimi i këtyre impianteve është e kushtueshme dhe e pamundur për tu realizuar në një kohë kaq të shkurtër, veçanërisht kur aktiviteti i mjeteve të ndërtimit është pezulluar gjatë sezonit turistik”, thanë këshilltarët Jolio Dine dhe Angjelo Lapa.
Në janar të këtij viti Këshilli i Ministrave ka miratuar një akt normativ për menaxhimin e ujërave të zeza nga subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike. Sipas këtij vendimi hotelet dhe restorantet pranë zonave bregdetare, liqeneve apo lumenjve, duhet të instalonin impiantet për trajtimin e ujërave të zeza deri në muajin prill. Akti normativ parashikon ndëshkim me gjobë deri në heqjen e licencës. Ndërsa subjekteve që janë në proces ndërtimi, do t’u refuzohet leja.
Mire ju a kane bere!U vendos qe duheshin instaluar mes janarit e prillit,nuk e bete,e shtyte per ne shtator. Kur te vije shtatori,do te kerkoni prape t'jua shtyjne deri ne dhjetor e keshtu deri ne infinit.Per koston,mos u qani, se krimbeni ne para ,po keshtu dhe per justifikimin me ndalimin e punimeve gjate sezonit turistik.Ky vendim mund te jete pergjithesues ne dukje,sepse thote qe aktiviteti i ndertimit pezullohet gjate sezonit turistik,por le hapesire per interpretim,sepse po t'a mbyllesh nje hotel,le t'a zeme nje jave,per instalimin e kerkuar,nuk quhesh ne aktivitet turistik edhe pse je ne sezon turistik.E gjithe bota e turizmit dhe hotelerise vepron keshtu,po kush t'a beje juve,qe numeroni dhe sa turiste mund te perfitoni ne ore,jo me te mendoni te mbyllni nje hotel nje jave qe per ju eshte si fundi i botes dhe keshtu perfundoni me gjoba!
Përgjigju