Programacion

E Hënë
10
Janar
E Martë
11
Janar
E Mërkurë
12
Janar
E Enjte
13
Janar
E Premte
14
Janar
E Shtunë
15
Janar
E Diel
16
Janar
E Hënë
17
Janar
E Martë
18
Janar
E Mërkurë
19
Janar
Kronikë

Nuk vendosni rripin e sigurimit? Pas kësaj video nuk do e neglizhoni më (VIDEO)

30 Nëntor 2021, 17:02| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 17:12

Për të kuptuar se sa i rëndësishëm është rripi i sigurimit, se sa siguri ofron ai për të arritur të sigurt në destinacion, është bërë një simulim në Lungomare të qytetit të Vlorës. Makina, është vendosur në një pajisje, që simulon rrokullisjet, siç ndodh në rastet e një aksidenti. Kjo është provuar nga dhjetëra qytetarë të cilët, në përfundim të saj janë shprehur njërëzi "vendosni rripin e sigurimit, sepse ai shpëton jetë".

“Zbato rregullat e qarkullimit, për një destinacion të sigurt”, kjo ishte motoja e aktivitetit sportiv automobilistik “Gara e Flamurit”, me nisje nga Prizreni dhe mbërritje në Vlorë.

Aktivitetin e përshëndetën nga afër Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato dhe përfaqësuesi zyrtar nga Projekti Suedez për Policimin në Komunitet, Hansi Shundi, të cilët dhanë mesazhe ndërgjegjësimi për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia njofton se në fokus të aktivitetit ishin zbatimi i sinjalistikës rrugore dhe vendosja e rripit të sigurimit, njohurive turistike dhe përmirësimi i aftësive drejtuese, eleminimi i veseve të këqija gjatë drejtimit të mjetit, si dhe përfitimi i njohurive në fushën e sigurisë rrugore.

Klubi i Auto Moto Touring Klubi Kombëtar Kosovë, që organizoi këtë aktivitet sportiv, kishte si qëllim garën sportive mes drejtuesve të automjeteve bazuar në saktësinë e të drejtuarit të automjeteve në kushtet e trafikut normal sipas normave të sjelljes, duke respektuar të gjithë rregullat e qarkullimit rrugor.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qëndrimi i Metës për dhunën në PD më 8 janar mendoni se ishte: