Nuk vonon! Prokuroria merr hapin tjetër kundër Tahirit: 'Kokë më kokë' me ish-ministrin në Apel

20 Shtator 2019, 12:08| Përditesimi: 20 Shtator 2019, 18:11

  • Share

TIRANE - Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur të apelojë vendimin që Gjykata për Krime të Rënda dha mbrëmë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ku i rrëzoi të gjitha akuzat e organit të akuzës.

Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim (që zbriste në 8 për shkak të gjykimit të shkurtuar), duke e akuzuar ish ministrin për tre vepra të rënda: "Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Edhe mbrëmë, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, paralajmëroi se do ta apelojë vendimin e Gjykatës, dhe tha se kjo është vetëm maja e betejës. 

Gjykata shpalli të pafajshëm Saimir Tahirin për akuzat e prokurorisë për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, duke e shpallur fajtor vetëm për një akuzë të re të ngritur prej saj, për shpërdorim detyre. Kështu, Tahiri u dënua për këtë vepër me 5 vite burg, por që me gjykim të shkurtuar arrin në 3.4 vite burgim. Edhe këtë dënim Gjykata e konvertoi në shërbim prove 3 vite me kusht për të mos kryer vepër tjetër penale brenda kësaj periudhe. Sipas vendimit, Tahiri për 3 vite nuk duhet të kryejë funksione publike. Me këtë vendim, ish-ministri i Brendshëm nuk kryen asnjë ditë burg.

Kundër vendimit të Gjykatës lejohet ankim në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, Tiranë, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Admir: 23/09/2019 22:15

    Po te gjithe jane te lyer....te gjithe jane ne nje avion qe po ra njeri bien te gjithe...kur i cuan prokurora gjykates i paralajmeruan...

    Përgjigju
  • KIRI: 20/09/2019 21:02

    AMAN c'na e nxirrni ne televizor kete tahirin ,,,kete fytyre-qen,,,,,shemtaraq ,,,,zgjebs...

    Përgjigju
  • Populli: 20/09/2019 20:30

    Ju prokuror e gjygjtar esht per tju ber mutin mu ne koke kriminela ju duhet te shkoni ne burg me gjith tahirin meten berishen ramen bashen velijen dakon po nuk patet prova per keto qe ju thash un dilni e pyesni popullin se na e kan pru ne maj te hundes ne skemi uj ky idioti thot do bojm aeroport ne vlor si nuk i vjen turp

    Përgjigju
  • lungo: 20/09/2019 19:33

    mjer populi ne duart e çfare drejtesie ka ngel me mos pas paguar dritat nej hallexhi e kishin denuar pa gjygje fare

    Përgjigju
  • Prokurori: 20/09/2019 18:38

    Neqoftese prokuroria nuk ka force qe ti vihet dinjiteti ne vend Arta Marku dhe Donika Prela duhet te japin doreheqjen dhe te vihen edhe ato perpara ligjit.

    Përgjigju
  • Eri: 20/09/2019 17:37

    Ceshtjen e ketij legenit duhet ta marre ne dore spaku,,,ishallah e denojne ata.....

    Përgjigju
    • Ardi: 21/09/2019 07:50

      O ero mer nje brisik e ha buke mire e shko rruaja sajmirit.....po si do denohet tjetri pa prova se thjesht lehni ju si ata qente e rrugeve? U bete te gjithe gjykates si ata te plepave te durresit

    • Ery: 20/09/2019 23:00

      O ero pse smerresh me ndonje pune fito ndonjenlek ca merresh me Sajen o figure ! Ai esht ne pune te vet. Tashti pushka trimit nuk ndalet e ty hallall qe je trim po veje emer mbiemer kush je e ta pagujm kafen qe neser ne mengjes se qenke alamet femre

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?