Nutricionisti Altin Joka: Ja si të pastroni organizmin tuaj nga toksinat

2 Qershor 2023, 14:44| Përditesimi: 2 Qershor 2023, 14:50

  • Share

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli për detoksifikimin e trupit dhe të organeve.

”Së pari duhet të themi se termi detoks, do të thotë pastrim, pra një pastrim i trupit nga toksinat apo substancat e dëmshme të trupit që rëndojnë shëndetin tonë” e nis kështu bisedën nutricionisti i njohur.

”Disa nga organet që e kanë të nevojshme detoksin janë veshkat, mëlçia, zorrët apo truri, nga të cilat duhet të hiqen të gjithë toksinat, pasi trupi ynë ka rreth 80 mijë toksina që prodhohen” shtoi ai më pas, duke theksuar se procesi i detoksit kryhet nga vetë organizmi, por ka nevojë dhe për indikator të jashtëm ndihme, përmes bimëve, çajrave apo kombinimeve të ndryshme.

”Për të bërë detoks apo pastrim, një njeri duhet të konsumojë lëngje, pije, supë apo ushqime antioksidante” nënvizoi ai. Por cilat janë disa nga shenjat që shfaq trupi kur ka nevojë për detoks? Së pari, një lodhje e përgjithshme, ulja e imunitetit nga alergjitë e stinës, shfaqja e kapsllëkut, mbipesha, përdorimi i tepërt i ilaçeve që shkaktojnë toksina apo qeska tek sytë.

Cilët njerëz kanë nevojë për një detoks? Përdoruesit e alkoolit, duhanpirësit, përdoruesit e sheqerit apo pijeve me gaz apo kequshqyerja, këto janë disa kategori që e kanë shumë të nevojshme detoksin sipas nutricionistit të njohur. Gjatë intervistës, Altin Joka tha se për të bërë një detoks të plotë, hapi i parë është që t’i vësh së pari vetes qëllimin e mirë për pastrim, së dyti  përdorimi në masë i lëngjeve, perimeve dhe frutave duke bërë që të pastrohet trupi nga kimikatet. Detoksi ndihmon në pastrimin e gjakut, heqjen e qelizave të dëmshme, pastrimin e lëkurës dhe rritjen e jetëgjatësisë. Por sa zgjat detoksi? Sipas nutricionistit duhet bërë çdo ditë dhe ka efekt që të mos shkëputet për 3 ditë, 7 ditë, 3 javë apo 40 ditë.

Por cilët janë disa lloje detoksesh? Kur flasim për pastrim, kemi parasysh detoksin e mëlçisë, detoksin e zorrës, detoksin për parazitë dhe detoksin e trurit të cilat nëse bëhen rregullisht, pastrojnë trupin e njeriut në nivel qelizor.         

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taku: 05/06/2023 14:33

    ...e pastaj? Nuk e morrem vesh si behet detoksi...fjale, fjale per te mbushur faqen dhe harxhuar internetin...nuk u ngopen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?