Shëndeti

Nutricionisti Altin Joka: Përse na dhembin kockat dhe si të kurojmë dhimbjet e tyre

7 Maj, 15:28| Përditesimi: 7 Maj, 15:31

  • Share

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli për dhimbjen e kockave dhe kyçeve, shkaktarët dhe parandalimin e tyre.

“Dhimbja e kyceve është një inflamacion i brendshëm i trupit që nuk fillon në një ditë, por për një kohë shumë të gjatë”, tha Altini në fillim të bisedës, duke shtuar se duhet të shohim nëse kyçet na dhembin pas një pushimi, ose pas një fjetje të mëngjesit.

Lëngu synovial që ndodhet në kocka pas moshës 40-vjeçare bie, ndërsa pas moshës 55 vjeç niveli është më i ulët.

“Lëngu sinovial është baza kryesore e formimit të kockave” theksoi Joka, duke shtuar se niveli i vitaminës D dhe Kalciumit, ndryshojnë gjatë natës dhe kjo është arsyeja që dhimbjet mund t’i kemi më të forta në mëngjes. Gjithashtu presioni i ulët atmosferik bën që të ndërhyjë edhe tek muskujt, por gjithashtu kockat apo kyçet do na dhembin edhe nga ndonjë infeksion.

Si mund të rregullojmë problemin e lëngut sinovial? Së pari duhet të konsumohen fara, arrore apo produkte deti që të mos kemi probleme, por dhe mungesa e vitaminave do na sjellë kërcitjen e kockave.

“Studimet kanë treguar se dhimbjet e kockave lidhen me një dietë të plotësuar ose jo dhe me stilin e jetesës. Margarina, vajrat e përpunuar janë inflamatorët kryesorë që krijojnë problemin, më pas vjen sheqeri, pijet me gaz të cilat rrisin inflamacionin, ushqimet e përpunuara, kripa e tepërt, konsumimi i alkoolit që nxit inflamacionin në trup dhe në mëlçi, gjithashtu zvogëlon dhe densitetin kockor. Konsumi i tepërt i kafesë, konsumi i qumështit gjithashtu ndikon, sikurse konsumi i tepërt i mishit.

Por cilat janë disa ushqime që mund të rekomandohen për shëndetin e kockave?

“Së pari perimet me nivele të larta të antioksidantëve, konsumimi i turmerikut, kurkumës, xhinxherit, lëngu i kockave, lëngu i pulës. Së dyti, spinaqi, lakra, konsumimi i limonit apo uthullës, konsumi i kivit, portokalles, pasi kanë vitaminë C. Ndërsa nga bimët më efikase për kurimin e problemeve te kockave janë algat e kuqe, lule rradhiqja, tërfili i kuq, hithra, çaji jeshil kombinuar me karafil, konsumimi i lëngut të ananasit, i selinosë, gërshetuar më lëngun e karrotës sjellin shume benefite në shëndetin kockor. Eshtë shumë e rëndësishme që të merret sasi e mjaftueshme magnezi, apo kalcium në darkë, kripa epson, ndërsa duhet të llogaritet dhe lëvizja dhe aktiviteti fizik”, rekomandoi eksperti i mjekësisë holistike Altin Joka.

E rëndësishme është dhe marrja e vitaminës D nga dielli, apo ulja e nivelit të stresit, theksoi Joka në fund të bisedës.  

 

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?