Në 16 shtator nis sezoni i ri shkollor, kur nisin regjistrimet dhe dokumentet që duhen

22 Gusht 2019, 14:53| Përditesimi: 22 Gusht 2019, 15:07

  • Share

TIRANE  - 16 shatori shënon ditën e parë të shkollës për shkollat 9-vjecare dhe ato të mesme.  Fëmijët në të gjithë Shqipërinë do të lenë pas pushimet verore dhe do të startojnë vitin e ri shkollor.

Anila Ferizaj, përgjegjëse e sektorit të programeve të zhvillimit të Arsimit Parauniversitar, shpjegoi për Report Tv se regjistrimet nisin me 2 shtator dhe do të mbyllen një ditë përpara rinisjes së sezoni shkollor.

“Regjistrimet si gjithmonë nisin dy javë para fillimit të vitit shkollor, e po ta llogarisim I bie që fillojnë në 2 shtator. Pra në dy shtator është dita e parë e regjistrimeve për të gjithë sistemin. Deri në një ditë para fillimit të vitit shkollor, prindërit dhe fëmijët mund të paraqiten pranë shkollave të tyre për tu regjistruar”-u shpreh Përgjegjësja e Sektorit të Zhvillimit Parauniversitar

Për të gjithë ata prindër që do të regjistrojnë fëmijët në shkollë, Ferizaj thotë se është e nevojshme dorëzimi i disa dokumenteve.

"Për klasën e parë, prindërve ju duhet që të paraqesin vetem certifikatën e vaksinimit, ose vërtetimin e vaksinimit nga qendra shëndetësore. Kështu që nëse nuk e kanë ata duhet ta marrin dhe ta paraqesin pranë shkollës së tyre dhe duhet të paraqesin vërtetimin e ndjekjes së kopshtit të fëmijës nëse fëmija ka ndjekur kopshtin dhe çfarë grupi ka ndjekur, grupin e parë, të dytë apo të tretë. Fëmijët që ndjekin klasat e tjera pra e dytë e tretë e kështu me radhë, duhet të paraqesin dëftesën e klasës paraardhëse. Edhe nxënësit e klasës së 10-të duhet të paraqiten në shkollën e zonës së tyre me dëftesën e lirimit”-tha Ferizaj

Nuk janë të pakta rastet që prindërit dëshirojnë  që fëmijët e tyre të arsimohen në shkolla që nuk i kap zona e tyre e  banimit.

Ministria e Arsimit sqaron për Report TV se në 6 ditët e para të regjistrimit do të kenë përparësi fëmijët e zonës, vetëm nëse do të ketë vEnde të lira, atëherë do të kenë mundësi edhe fëmijët të cilët nuk i përkasin njësisë administrative ku ndodhet shkolla.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?