Këngëtarja Maya ishte sot e ftuar në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv , për të folur mbi projektin e saj më të fundit në bashkëpunim me këngëtaren Fatmira Breçani. Gjatë bisedës, Maya foli pak edhe për një këngë të veçantë, dedikim kushtuar vëllait që ka ndërruar jetë vitin e kaluar. Për shkak të emocioneve Maya e kishte të vështirë të fliste mbi këtë temë.
Ka qenë shumë e vështirë për ta bërë këtë këngë. Ishte shumë herët për ta bërë këtë këngë, por duhet të bëja këtë një herë që të vazhdoja të mbaja punën time. Pas një viti duhej ta bëja , por e bëra. Për të gjallë e për të vdekur duhet sakrifikuar.
Maya, këngëtare
Përveç këngës me Fatmira Breçanin e cila doli në fillim të këtij muaji, Maya do të sjellë shumë shpejt edhe një bashkëpunim me motrat Libohova që tashmë e ka prezantuar në Maratonën e Këngës Popullore, si dhe dy këngë të tjera. Për këtë ndihet shumë mirë duke thënë madje se po ia bën mbarë shpirti i vëllait.
Po ma bën mbarë vëllai për këto gjëra, shpirti i tij. Nuk është kollaj të të vijnë këngët kaq shumë për kaq pak kohë. Kam pasur shumë bashkëpunime. Brenda 2 muajve kam 4 projekte.
Maya, këngëtare