TIRANË -Kryeministri Rama tha se qeveria nuk mund të ndihmojë dot personat që punojnë në të zezë, kur ata nuk janë të regjistruara pasi nuk ka se si i identifikon ata, por bëri një deklaratë të fortë që për të zhdukur këtë fenomen, Rama tha se do të vendoset shpërblim për të gjithë ata punonjës që kanë punuar në të zezë dhe denoncojnë pronarin e tyre.
"Do t'u japim një shpërblim financiar dhe do marrim përsipër ta ndjekim punën deri në fund që pronari ti regjistrojë dhe do kërkojmë nga pronari të jenë në mbështetje të kësaj nisme, përndryshe do të duhet të përballet me ligjin. Më thoni se si ti gjejë unë të gjithë ta që punojnë në të zezë dhe ta vërtetojë. Për këtë ne do të vendosim një shpërblim do të marrësh para për të denoncuar kush ju lejon të punoni në të zezë.", tha Rama.
Në lidhje me gjobat e vendosura për qytetarët që thyejnë masat e vendosura për COVID-19, Rama tha se kjo nuk bëhet për të mbushur arkën e shteti, por për të dhënë një mesazh të qartë se në një shtet dhe kur s'ka luftë jetohet me rregulla.
"Masat do të shtrëngohen dhe janë vetëm për këtë periudhë. Ndëshkimet do të jenë ekzemplare për të gjitha ata që nuk i respektojnë. Populli është në respekt të ligjit, populli nuk merr gjoba, gjobat janë për fajtorët, abuzuesit dhe nuk janë për të mbushur buxhetin. Gjobat janë për të dhënë mesazhin e qartë se në një shtet dhe kur s'ka luftë jetohet me rregulla" tha Rama.
Në lidhje me pagesën 40 mijë lekë do t'i jepet drejtpërdrejt në llogari personit të punësuar dhe jo biznesit.
VIDEO e plotë/Të gjitha përgjigjet e kryeministrit Edi Rama për qytetarët
Kreu i qeverisë Edi Rama tha se beson që në fillim të muajit maj shumë nga 176 mijë personat që përfituan 40 mijë lekë të rinj nga paketa e dytë financiare, do të rikthehen në punë.
"Unë kam besim që nga fillimi i majit do të fillojë edhe kthimi në punë i shumë prej tyre, megjithatë nuk ka problem, nuk do bëjmë llogari të ngushta, por do bëjmë llogari të keni 400 mijë lekëshin dhe të merrni frymë dhe të mos keni problem të ekzistencën normale në familjen tuaj. Është mëse e mjaftueshme për të kaluar pa stres maksimal këtë fazë", tha Rama.
Rama tha se nuk mundet dot asnjë qeveri në botë si të gjejë dhe ndihmojë personat që punojnë në të zezë, por tha se do vendoset një shpërblim për këdo që denoncon punën në të zezë.
Më thuaj si ata që punojnë në të zezë si i i gjen shteti, kush është i vërteti dhe kush është i gënjeshtra? asnjë shtet në asnjë vend të botës nuk ka përfshirë në asnjë paket ndihme ata që punojnë në të zezë. ma thoni ju si ta bëjmë këtë. Cili është ai udhëheqës që nuk do t'u jap njerëzve gjithçka që ata duan. Ti në shtëpinë tënde ia jep fëmijës gjithçka që ata duhen, jo dhe jo se kërkon t'i mërzisësh, por sepse nuk mundesh. më thuaj se si ti gjeje unë të gjithë ta që punojnë në të zezë dhe të vërtetojë. Për këtë ne do të vendosim një shpërblim do të marrësh para për të denoncuar kush ju lejon të punoni në të zezë.
Rama tha se 70 milionë dollarë për një periudhë 40 ditore nga sot deri në fund të majit për një vend si Shqipëria, vetëm ata që thonë 7x7=42 mund të thonë janë pak.
"Paketa e zgjeruar prek edhe 100 mijë të tjerë në biznesin e vogël dhe marrin të gjithë 400 mijë lekë pasi jeni lejuar të punoni, por jeni dëmtuar pasi keni punuar të cunguar me orare të cunguar. 66 mijë të tjerë që i kanë hequr nga puna dhe 10 mijë të tjerë nga truizmi marrin 40 mijë lekë që shkon në 70 milionë dollarë. Për një vend si Shqipëria 70 milionë dollarë për një pagesë që vlen vetëm për periudhën 40 dite nga sot deri në fund të majit ata që thonë 7x7=42 mund të thonë që janë pak" tha Rama.
Nëse keni punë në qytet me automjet privat mund të merrni autorizim. E di që ka qenë shumë e shtrënguar, por ka qenë për të garantuar rezultatin e arritur në këtë luftë, për të çuar kurbën në zero. Dhimbjet nga pasojat ekonomike janë të konsiderueshme por halli këtu është jeta e njerëzve. Për ata që thonë se koronavirusi nuk na bën gjë , koronavirusi ne na luan fenë, siç ja bëri më të fortëve se ne. Armiku nuk ka ikur është vërdallë nëse hapim një shteg bën gjëmën. Për bukë kurrë shqiptarët nuk kanë vdekur. Është bukë, kripë dhe zemër, nuk thonë kot për shqiptarët.
Janë 200 mijë njerëz në këtë situatë që kanë ndihmuar familjet në nevojë. E kuptoj shumë mirë vështirësinë por hedhja poshtë e punës së mijëra njerëzve që shkojnë trokasin derë më derë nuk është dinjitoze.
Masat do të shtrëngohen dhe janë vetëm për këtë periudhë. Ndëshkimet do të jenë ekzemplare për të gjitha ata që nuk i respektojnë. Gjobat nuk vihen për popullin, populli nuk i shkel rregullat dhe nëse nuk do të respektoheshin këto masa do ishim në një humnerë. Por pikërisht se populli është në respekt të ligjit, populli nuk merr gjoba, gjobat janë për fajtorët, abuzuesit dhe nuk janë për të mbushur buxhetin. Gjobat janë për të dhënë mesazhin e qartë se në një shtet dhe kur s'ka luftë jetohet me rregulla.
Kryeministri Edi Rama tha se qeveria ka menduar edhe shpërblimin për të gjithë ata punonjës që kanë punuar në të zezë, pra që punëdhënësit nuk i kanë deklaruar. Por kjo do të përfitohet vetëm nëse ata do të kenë kurajën të denoncojnë kompaninë ku kanë punuar në të zezë.
"Do t'u japim një shpërblim financiar dhe do marrim përsipër ta ndjekim punën deri në fund që pronari ti regjistrojë dhe do kërkojmë nga pronari të jenë në mbështetje të kësaj nisme, përndryshe do të duhet të përballet me ligjin. nuk mund ta bëj dot nëse këtu vetëm ankoheni isha në të zezë, po ne nuk jemi, ne ju duhemi për vota, asnjë shtet nuk e bën këtë se është e pabëshme, më thoni si e ndajmë ne atë që vjen dhe thotë të vërtetën dhe atë që gënjen. dhe të na dalin këtu sikur të gjithë janë rropatur në të zezë. ndërkohë që e vërteta është që një pjesë ka jetuar me lekët e prindërve duke pirë kafe", tha Rama.
"Brenda 24 orëve do kemi këtë ofertë për ata që punojnë në të zezë", theksoi kreu i qeverisë.
Kreu i qeverisë Edi Rama tha se do të ketë një fashë të veçantë orare për ata që e kanë punën me turne. Nëse puna është në qytet dhe dikush jeton shumë larg, apo zona rurale, do të duhet të marrë një autorizim të posaçëm nëse do të lëvizë me makinën personale.
Kryeministri Edi Rama u tregua i qartë kur tha se nuk shtyhen pagesat e sigurimeve shoqërore. "Ti do t'i paguash sigurimet shoqërore të të gjithë atyre që ke në punë", iu përgjigj Rama një personi që ka biznes.
Kryeministri Edi Rama tha se bonusi 40 mijë lekë do t'i jepet drejtpërdrejt në llogari personit të punësuar dhe jo biznesit. Marrëdhëniet do të jenë direkt, dhe pas aplikimit në drejtorinë e Tatimeve, do të bëhen verifikimet dhe paratë do i kalojnë gjithsecilit prej punonjësve në bankë.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me ecurinë e deritanishme të COVID-19, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e 176 mijë punonjësve t'i rikthehen punës brenda muajit maj. Rama tha se pjesa më e madhe e punonjësve që përfitojnë nga paga direkte 40 mijë lekë me paketën e dytë financiare, brenda muajit maj do të rinisin punën.
Kryeministri gjithashtu shtoi se pagesa prej 40 mijë lekësh që do të jepet njëherë në mënyrë direkte do të fillojë të shpërndahet nga data 20 prill dhe brenda muajit të 176 mijë punonjësve do e kenë atë të derdhur në llogaritë përkatëse.
Një ditë më para Rama prezantoi edhe paketën e dytë financiare për të larguarit nga puna që nuk përfituan nga paketa e parë financiare. Paketa e dytë parashikon për pagat e punonjëse një buxhet prej 70 milionë dollarë, ku përfitojnë 176 mijë familje, ndërsa e gjithë paketa e a një buxhet prej 220 milionë dollarë dhe 150 milionë dollarë garanci sovrane për sektorët e turizmit, fasoneritë dhe bizneset prodhuese.
Konkretisht kategoritë që përfitojnë pagën direkte prej 40 mijë lekë janë: 100 mijë të punësuar në bizneset e vogla, të cilat janë goditur në xhiron e tyre gjatë javëve të kufizimit të lëvizjeve, 66 mijë punonjës në bizneset e mëdha që janë goditur gjatë këtyre javëve në vendet e tyre të punës dhe 10 mijë të punësuar në sektorin e turizmit
"Paketa e zgjeruar mbështet me një pagesë direkte 40.000 lek (400usd) 176.000 mijë familje
• 100 mijë të punësuar në bizneset e vogla, të cilat janë goditur në xhiron e tyre gjatë javëve të kufizimit të lëvizjeve
• 66 mijë punonjës në bizneset e mëdha që janë goditur gjatë këtyre javëve në vendet e tyre të punës
• 10 mijë të punësuar në sektorin e turizmit
Nga data 20 prill shuma 40.000 lek do të fillojë të derdhet në llogaritë e të gjithë këtyre individëve dhe brenda muajit të 176 mijë familjet përkatëse do ta kenë marrë atë
Me konsolodimin e ecurisë së derisotme të luftës, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të mund të rikthehen në punë brenda majit", shkruan Rama
Mire qe shtet nuk bere por kerkon qe te fusesh vellavrasjen.Me kete ndihmon vetem prokuroret dhe gjygjtaret.Pse jane budallenj njerezit qe ti tregojne shtetit tend mafjoz dhe vete shteti mafjoz tregon kush ka informuar?.Pse pak raste ka ku njerezit kane denoncuar ne polici dhe vete policia e korruptuar ka nxjerre sekretin?Jo mo shoku se nuk e ben kush ate pune.Biles edhe ne gjermani qe e duan shtetin qe ka shtet rradhe ndodh kjo pune!Ndergjegja qytetare rritet vetem kur shteti funsjonon dhe Shqiperia nuk ka shtet dhe nuk ka as ndergjegje qytetare dhe as do kete.
PërgjigjuPO TE ISHTE SHTET KY I JONI ME RREGULLA JU EDI RAMA BASHKE ME SALIUN+BASHEN DHE METEN DUHEJ TE ISHIT NE BURG.....TE DENUAR ME 25 VJET BURG....
PërgjigjuKëto thuaju vlonjeteve qe i rrinë poshte dhe i puthin ....
( bashkëpunim + organizim ) + ( shteti,qeveria + populli,njerëzimi ) = bashkimi benë fuqi , vetem kjo eshte menyra ..shembull amerika.
Përgjigjue cuditshme sepse ska asnje koment.po he pra denonconi kush ju mban ne pune ne te zeze.mos rrini si pula.se te jen ne shtetet e tjera ne te zeze nuk te mer njeri ne pune se e din se cfar rrezikojne ato qe ju punesojne.paguajn taksa te gjithe edhe nrm qe do presesh nga shteti kur te jesh veshtire ne kete situate.
PërgjigjuPo boll o genjeshtar, mbete duke mashtruar, sot shkova e pagova ne banke gjoba e interesa per TVSH per 10 ditet qe u vonova per shkak te coronavirusit. Del e thua sdo paguaje biznesi gjobat per vonese, e nga ana tjeter tatimet sjellin formularet e gjobave. Me mire thuaj ndershmerisht nuk ju ndimojme dot, vrisni veten, asgje nuk do falet, e do paguani nje me nje cdo qindarke, si perpara pandemise. Demagogji kot, dhe asnje mase konkrete, vetem deklarata ne ajer
PërgjigjuE para, ca garanton ti n q se merr guximin ndonjeri dhe denoncon punen ne te zeze E dyta, dihet fare mire kush mban punetoret ne te zeze, biznesmen oligark qe mbrohen nga qeveria
Përgjigjumendoj se kush nuk figuron me letra ne nje far menyre duhet ndihmuar..... nuk eshte e lehte por e domosdoshme te behet diçka....
PërgjigjuSipas ligjit ndershkohet dhe ai qe punon ne te zeze, perkundrazi ne shumicen e rasteve jane punonjesit qe sduan te sigurohen. Cfare perfiton? Mendojeni...
Nje bravo te madhe edi rames Te lumte kush eshte burre ta denoncoje pronarin pse jo ka te drejte