Rama: Me ecurinë e deritanishme të COVID-19, brenda majit një pjesë e 176 mijë punonjësve rikthen në punë

14 Prill 2020, 10:39| Përditesimi: 14 Prill 2020, 10:47

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me ecurinë e deritanishme të COVID-19, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e 176 mijë punonjësve t'i rikthehen punës brenda muajit maj. Rama tha se pjesa më e madhe e punonjësve që përfitojnë nga paga direkte 40 mijë lekë me paketën e dytë financiare, brenda muajit maj do të rinisin punën.

Kryeministri gjithashtu shtoi se pagesa prej 40 mijë lekësh që do të jepet njëherë në mënyrë direkte do të fillojë të shpërndahet nga data 20 prill dhe brenda muajit të 176 mijë punonjësve do e kenë atë të derdhur në llogaritë përkatëse.

Një ditë më para Rama prezantoi edhe paketën e dytë financiare për të larguarit nga puna që nuk përfituan nga paketa e parë financiare. Paketa e dytë parashikon për pagat e punonjëse një buxhet prej 70 milionë dollarë, ku përfitojnë 176 mijë familje, ndërsa e gjithë paketa e a një buxhet prej 220  milionë dollarë dhe 150 milionë dollarë garanci sovrane për sektorët e turizmit, fasoneritë dhe bizneset prodhuese.

Konkretisht kategoritë që përfitojnë pagën direkte prej 40 mijë lekë janë: 100 mijë të punësuar në bizneset e vogla, të cilat janë goditur në xhiron e tyre gjatë javëve të kufizimit të lëvizjeve, 66 mijë punonjës në bizneset e mëdha që janë goditur gjatë këtyre javëve në vendet e tyre të punës dhe 10 mijë të punësuar në sektorin e turizmit

 "Paketa e zgjeruar mbështet me një pagesë direkte 40.000 lek (400usd) 176.000 mijë familje

• 100 mijë të punësuar në bizneset e vogla, të cilat janë goditur në xhiron e tyre gjatë javëve të kufizimit të lëvizjeve

• 66 mijë punonjës në bizneset e mëdha që janë goditur gjatë këtyre javëve në vendet e tyre të punës

• 10 mijë të punësuar në sektorin e turizmit

Nga data 20 prill shuma 40.000 lek do të fillojë të derdhet në llogaritë e të gjithë këtyre individëve dhe brenda muajit të 176 mijë familjet përkatëse do ta kenë marrë atë

Me konsolodimin e ecurisë së derisotme të luftës, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të mund të rikthehen në punë brenda majit", shkruan Rama


Lajmi kryesor:

'Gjobat jo për të mbushur buxhetin e shtetit', Rama jep lajmin e mirë: Shpërblim çdo punonjësi që denoncon punën në të zezë (VIDEO)


Komento

Komente

  • ani: 14/04/2020 10:51

    O EDI o GAZETARE SOT KA DAL ADMINISTRATA E TERA NE PUNE, DREJTORET BEJNE PALLE NE SHTEPI, CA BEHET, VERTETOJINI...MADJE ME SHUME SE 7 apo 25% STAF!SKANDALLLLLLLLLLLLLLLLLL! DREJTIORET ME TE MEDHENJ SE RAMA!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?