Ka mjaftuar një fletë votimi e numëruar si votë për Asllan Dogjanin më 11 maj, por e shpallur e pavlefshme gjatë rinumërimit, që në pallatin e Sportit ‘Fahrie Hoti’ ku kutitë po hapen njëra pas tjetrës, gjakrat të nxeheshin.
Fleta e votimit e shpallur e pavlefshme
Deputeti demokrat, Asllan Dogjani që në zgjedhje nuk arriti të fitonte një mandat të radhës, akuzoi KQZ-në se edhe në rinumërim, po përpiqet të vjedhë votat e demokratëve. Derën se do të dilte jashtë nëse do të vazhdonin me të njëjtën sjellje ia tregoi përfaqësuesi i PD në KAS Elvis Çefa.
Dogjani, që gjatë rinumërimit i janë shtuar 8 vota, paralajmëroi se mëshirë nuk do të ketë as për numëruesit demokratë, të cilët kanë lejuar trafikimin e votave në listën e opozitës.
“Nuk më rruhet fare për policinë. Është e paqartë vota. Më bën presion me policinë. Vidhni vota, hajduta! Nuk është hera e parë gjithë ato vota më keni vjedhur deri tani në të gjitha kutitë. Mos u tallni me votat e qytetarëve se keni ditë e natë që rrini këtu. Hajdeni dhe shihni se si e kanë shprehur vullnetin qytetarët. Më heq vota me të padrejtë. Ju më keni hequr vota nga 4-5 çdo sekondë. Nuk lini me futur edhe vëzhgues. Turp të keni, do të marr videot një për një dhe do t’i çoj në SPAK. Turp të kesh Ilir, turp.”, thotë Dogjani.
"Do i çoj të gjithë në SPAK. Jo numërues demokrat të jetë, po vëllai im të jetë", vijoi Dogjani.
Por, teksa Dogjani thotë se nuk do të kursejë as numëruesit e PD, nga selia e Partisë Demokratike paralel në një konferencë për mediat, Sali Berisha vijoi t’i amnistojë ata. Kur u pyet se ku ishin komisionerët e opozitës kur shkeljet e pretenduara ndodhën, Berisha dha këtë përgjigje:
“Kjo është një çështje hetimi. Por aty ku Sara Mile, Arkend Balla, shkojnë me hanxharët e Troplinëve dhe Suel Çelës, komisionerit i ngelet shumë pak hapësirë. Pra këtu është problemi. Problemi është se zgjedhjet zhvillohen në kushtet e një terrori të paparë politik. E një terrori të paparë të karteleve të drogës dhe organizatave më të rrezikshme kriminale. Kjo është”, tha Berisha.
Nga ana tjetër Berisha akuzoi se komisionerët e PS-së për votime të shumëfishta dhe ndërhyrje në kutitë e fshehta, kur qytetarët po votonin.
Komente

O derr maloku shpellar ...
Përgjigju