Pas ngjarjes së rëndë, ku një kamerier 18-vjeçar është dhunuar nga efektivi i policisë Ardian Isufi dhe një person tjetër në një hotel në Vlorë, ka ardhur reagimi i mësueses kujdestare të të riut.
Mësuesja e të riut, shprehet se 18-vjeçari është nxënës i shkëlqyer dhe se punonte për të siguruar shpenzimet e maturës.
Ajo bën një apel të drejtpërdrejtë ndaj institucioneve shtetërore, duke theksuar se dhuna ndaj një të riu që përpiqet ndershmërisht të ndërtojë të ardhmen është e papranueshme.
“Djali është nxënësi që sapo ka mbaruar klasën e njëmbëdhjetë dhe është me dhjeta. Është me një sjellje model dhe ka pjekurinë dhe kulturën që i mungon personit përballë. Është djalë i mrekullueshëm dhe po punon për shpenzimet e maturës. Unë jam mësuesja kujdestare e tij. Shteti të marrë masa se kjo është rinia e cila nuk e gjen veten askund,” përfundon mësuesja.
Komente
