25 raste me COVID janë regjistruar sot në qarkun e Beratit.
Të infektuar janë 2 mësues në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” në Berat, 3 në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” në Urë-Vajgurore, 2 në shkollën e mesme “Muhamerr Janina” në Urë-Vajgurore, dhe 3 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Mbrakull. Të infektuar janë dhe infermierë e punonjës në një supermarketi.
Në 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se janë konfirmuar pozitivë për koronavirusin 1,089 qytetarë nga 4,270 testime të kryera.
Rastet e sotme:
-2 mësues në shkollën 9-vjeçare "Thimi Tani" në Berat,
-3 mësues në shkollën 9-vjeçare "Sali Gjuka" në Urë-Vajgurore,
-2 mësues në shkollën e mesme "Muhamerr Janina" në Urë-Vajgurore,
-3 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Mbrakull,
-2 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Karkanjoz, 1 nxënës në gjimnazin "Babë Dudë Karbunara" në Berat,
-6 nxënës në gjimnazin "5 Tetori" në Kuçovë,
-2 student,
-2 infermier në Qendrën Shëndetësore të fshatit Mbrakull në Poliçan,
-2 punonjëse në Big Market në Berat,
Lajmi kryesor: