Foto ilustruese

1089 raste të reja me COVID dhe 15 viktima! Rritet numri i pacientëve të intubuar dhe i të shtruarve në spitale

5 Shkurt 2021, 17:08| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 22:37

  • Share

TIRANË- Rritja e temperaturave, prania e COVID-it në vendin tonë kanë ndikuar që qytetarët të humbin vigjilencën dhe të bëjnë më pak kujdes në respektimin e masave anti-COVID. Kjo është përkthyer edhe në shifra të larta ditore dhe spitale që po arrijnë drejt kapaciteteve maksimale.

Kjo e premte ka shënuar një tjetër rekord sa i përket rasteve të reja ditore. 1089 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, një ndër shifrat më të larta që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë. Ndërkohë, në shifra qetësuese mbetet edhe numri i viktimave, ku sot kanë humbur jetën 15 qytetarë, të moshave 34 -86 vjeç. Këto raste kanë ardhur si rezultat i 4270 testime.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 10 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, të moshave 34 -86 vjeç”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Në një kohë që numri i rasteve të reja ka pësuar një rritje shqetësuese, ka ardhur në ulje numri i të shëruarve.  Në 24 orët e fundit janë shëruar 676 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 50,219 që nga fillimi i epidemisë. Shqetësuese mbetet edhe situata në 2 spitalet COVID.

“Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 423 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar”, njofton ministria në deklaratën zyrtare.

Në rast se shifrat ditore do të jenë në këto nivele, ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë paralajmëruar kufizime të reja. Shefi i Urgjencës Kombëtare, njëherazi anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Skënder Brataj tha dje në Report Tv se orari i lëvizjes mund të ulet në 18:00 ose 20:00. 

Rastet ditore
403 raste në Tiranë, 59 në Durrës, 56 në Lushnje, 52 në Fier, 42 në Vlorë, 39 në Lezhë, 36 në Sarandë, 35 në Elbasan, 33 në Krujë, 31 në Kuçovë, 26 në Shkodër, 25 në Berat, nga 23 raste në Kurbin, Korçë, 21 në Kukës, 18 në Kamëz, 16 në Librazhd, 13 në Gjirokastër, 11 në Kavajë, 9 në Peqin, nga 8 raste në Mirditë, Përmet, Ura Vajgurore, Bulqizë, Gramsh, nga 7 raste në Mat, Tepelenë, Malësi e Madhe, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 5 në Dibër, nga 4 raste në Pukë, Pogradec, Patos, 3 në Has, nga 2 raste në Belsh, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan, Dropull, nga 1 rast në Devoll, Rrogozhinë, Tropojë, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, Himarë, Memaliaj, Finiq.

COVID-19 – Statistika (5 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1089
Të shëruar në 24 orë 676
Të shtruar në spitale 423
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 4270
Testime totale 377,402
Raste pozitive 83,082
Raste të shëruara 50,219
Raste Aktive 31,430
Humbje jete 1433

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 17910
Fier 2692
Durrës 1730
Shkodër 1546
Vlorë 1544
Elbasan 1418
Lezhë 1091
Berat 972
Korçë 964
Gjirokastër 677
Kukës 478
Dibër  408 

Ora 22:33
Nxënës, mësues e infermierë, ku janë 25 të infektuarit me COVID sot në Berat

25 raste me COVID janë regjistruar sot në qarkun e Beratit.

Të infektuar janë 2 mësues në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” në Berat, 3 në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” në Urë-Vajgurore, 2 në shkollën e mesme “Muhamerr Janina” në Urë-Vajgurore, dhe 3 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Mbrakull. Të infektuar janë dhe infermierë e punonjës në një supermarketi.

Në 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se janë konfirmuar pozitivë për koronavirusin 1,089 qytetarë nga 4,270 testime të kryera.

Rastet e sotme:

-2 mësues në shkollën 9-vjeçare "Thimi Tani" në Berat,

-3 mësues në shkollën 9-vjeçare "Sali Gjuka" në Urë-Vajgurore,

-2 mësues në shkollën e mesme "Muhamerr Janina" në Urë-Vajgurore,

-3 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Mbrakull, 

-2 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Karkanjoz, 1 nxënës në gjimnazin "Babë Dudë Karbunara" në Berat,

-6 nxënës në gjimnazin "5 Tetori" në Kuçovë,

-2 student,

-2 infermier në Qendrën Shëndetësore të fshatit Mbrakull në Poliçan,

-2 punonjëse në Big Market në Berat,

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/02/2021 22:58

    Vektori i grafikut po shkon lart! Ka ardhur koha e karantines,por bazuar ne numrin e infeksioneve,numrit te popullsise;p.sh:duke pare numrin e infeksioneve dhe duke llogaritur numrin e popullsise,qytetet nga Tirana-Kucove duhet te kene karantine me te ashper;Shkodra-Kavaje zvogelim orari levizje+mbyllje ne weekend te plote;Peqini-Diber,vetem ulje orari levizjeje;te tjeret liri te plote,pasi kane numra te vegjel.Dhe kjo te ndryshoje cdo jave ne varesi te grafikut,si shkon kurba,lart apo poshte.

    Përgjigju
    • Arsen: 06/02/2021 09:57

      Iria ke plotësisht te drejt, keshtu veprojn gjithe shtetet te perparuara,per te parandaluar perhapjen e madhe edhe si pasoj plotesimin e kapaciteteve Spitalore. Sepse pastaj sdo te kemi krevat per te shtruar, tani jemi ne pikun me te keq, nuk e di cfar presim tjeter, ndoshta minuten e fundit, edhe ta hedhim fajin te popoulli te mos respektimi te masave Ne nje exit pol dje te shqiptarja.com 75% kishin votuar per ashpersimin te masava po asnjeri nuk do ta di sepse duam te mbledhim vota per kariken

  • Arbri: 05/02/2021 18:21

    Nga momenti qe partit politike duan te bejn mbledhje me popullin, nuk do kete masa shtrenguese sepse duan votat per 25 Prillin. Po nuk ishin votat jam I bindur qe Edi Rama do ta kishte mbyllur vendin. Me sa duket partit politike e leverdis te humbim sa me shume njerez

    Përgjigju
  • Hu cu cu: 05/02/2021 18:03

    Per tu habitur ne shum vende te botes shumica e te vdekurve Kan qene te intubuar kurse ne shqiperi dje ishin 5 te intubuar dhe sot vdiqen 15 persona.

    Përgjigju
    • Manol: 05/02/2021 22:34

      Ketu gabimin e ka doktori I familjes qe nuk jep keshilla per shtrimin edhe nuk parashikon situaten shendetsore te personit Nuk vdesin te intubuar, vdesin njerzit qe nuk kishin keshilla te mira nga doktori. Pastaj vjen ministria we nuk ka dhen udhezime te mira, cili personi duhet shtruar edhe cfar kurim duhet ber. Ne gjithe bote jan perdorur metoda te reja per kurimin ketu kemi mbetur vetem te perdorimi I remdersvirit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?