Foto ilustruese

Kronikë

Nxirrnin zhavorr pa leje në shtratin e lumit, nën hetim dy administratorë firmash dhe inspektori i IKMT në Vlorë

23 Qershor 2021, 12:45| Përditesimi: 23 Qershor 2021, 12:55

  • Share

Ka nisur hetim ndaj dy administratorëve firmash në Vlorë, Fatmir Hodaj dhe Vasil Dema pasi janë kapur duke marrë materiale nga shtrati i lumit Shushicë pa leje nga organet kompetente.

Gjithashtu, po procedohet penalish edhe ndaj Arjan Hoxha me detyrë inspektor i IKMT Vlorë, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Njoftimi i plotë:

Merrnin materiale nga shtrati i lumit Shushicë, pa leje nga organet kompetente, procedohen penalisht 2 administratorë firmash. Procedohet penalisht dhe një shtetas tjetër, për shpërdorim detyre.

Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, në lumin Shushicë janë konstatuar disa automjete që po gërmonin shtratin e këtij lumi. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko Financiare kanë proceduar penalisht shtetasit: 

F. H., 58 vjeç, banues në Vlorë dhe V. D., 39 vjeç banues në fshatin Bunavi, Vlorë. Këta shtetas u proceduan pasi në vendin e quajtur “Kthesa e Picarit”, në shtratit e lumit Shushicë, u konstatuan disa automjete të rënda të dy firmave të ndryshme të administruara prej tyre,  duke marrë materiale inerte (zhavorr) pa lejet përkatëse mjedisore, me qëllim tregtimin e tyre pa dokumentacionin tatimor përkatës.    

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, shtetasi A. H., 47 vjeç, me detyrë inspektor i IKMT Vlorë, pasi dyshohet se nuk ka kryer kontrolle të vazhdueshme për monitorimin e territorit.  Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?