Kryeministri Edi Rama foli për sezonin veror turistik, ku nuk kurseu as kritikat. Ai u ndal tek mbetjet, duke thënë se ka një transformim rrënjësor në pastrimin e territorit.
“Ka një transformim rrënjësor në pastrimin e territorit, falë udhëheqjes sonë nga terreni i ministres, kryepastrueses së Shqipërisë, si dhe gjithë ushtrisë popullore që po pastron plazhin. Paralelisht me ata që pastrojnë, janë edhe ata që hedhin plehra.
Shqiptarët që mblidhen për të shijuar bukuritë, ushqimet, që ndalojnë në pikat turistike, bëjnë dhe selfie: “o sa e mirë je ti Shqipëria ime”, shkarkojnë plehra nga vetura e tyre. Po të shohësh, këto pika ndalimi kanë më shumë mbeturina; jam i bindur që ndotësit më të mëdhenj janë ulëritësit e stadiumit kombëtar, ata që thyejnë karrige dhe synojnë t’i kthejnë në luftëtarë ndeshjet kur që janë me Serbinë, që këta janë gati ta luftojnë në stadium, ndërkohë që janë ndotës të Shqipërisë në plazh.
Lajmi kryesor:
Rama: Ksamili e Dhërmiu plazhe publike, i ‘dhunuan’! 9 mln turistë në 8 muaj! Jo muzikë në plazhe, ridimensionim të beach bar-eve (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al