Politikë

Rama: Ksamili e Dhërmiu plazhe publike, i ‘dhunuan’! 9 mln turistë në 8 muaj! Jo muzikë në plazhe, ridimensionim të beach bar-eve (VIDEO)

4 Shtator, 12:40| Përditesimi: 4 Shtator, 15:55

  • Share

TIRANË- Edhe pse sezoni veror ende nuk ka përfunduar plotësisht, Edi Rama nxitoi të bëjë bilancin e turistëve për 8 muajt e parë të vitit, duke I kthyer përgjigje zëravve se boom-I turistik këtë verë i nxori zbuluar. 9 mln turistë për 8 muajt e parë të vitit ka regjistruar Shqipëria, 500 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

"Ndryshe nga çfarë është thënë lidhur me prurjet e këtij viti, aktualisht dhe këto janë shifra jo opinione, sezoni turistik veror, ka sjellë që deri tani ne të kemi mbi 9 milionë vizitorë, gjysmë milioni më shumë. Kjo është ‘rënia’ e komentuar ashtu sikundër edhe një e dhënë tjetër që dua ta theksoj është se nuk është e vërtetë që numri i vizitorëve nga Kosova ka rënë, nuk figuron. Përkundrazi ka një rritje, që nuk është e madhe pasi ka pak ose aspak shqiptarë në Kosovë që nuk kanë qenë më parë në Shqipëri Vlen të theksohet rritja nga Franca, Gjermania, nga Kina, India, Brazili, Australia apo edhe rritja nga Turqia apo Izraeli", tha Rama. 

Suksesi në shifra thotë se nuk do të jetë më prioritet i qeverisë, strategjia e re është kjo.

"Ne tani kemi objketiv rritjen në numër, nuk është ky objektivi ynë. Rritja në numër për ne nuk është më prioriteti i parë. Për ne prioriteti i prioriteteve është rritja e cilësisë dhe rritja e numrit të turistëve dhe vizitorëve që konsumojnë më shumë këtu në vendin tonë", tha Rama. 

Por turizmi cilësor e elitar nuk pranon skena si ajo e një muaji më parë në Ksamil mes dy pronarëve, plazh që kryeministri Rama e cilësoi të dhunuar.

"Plazh i dhunuar. Kjo është fjala e duhur për plazhin e Ksamilit. Një ndër plazhet më të bukur të botës nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për t'u pushtuar dhe pastaj për t'u sjellë më turistët e vizitorët si të ishin skllevër që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë, apo për të vënë çmime për të qëndruar në një dendësi të paimagjinueshme në plazhe, që janë çmime që vetëm lëndojnë imazhin e turistëve shqiptar. Në tërësi ne duhet të shërojmë plazhet e dhunuara, t'ua heqim nga dora privatëve. Nuk ka arsye më që plazhi publik i Ksamilit të jetë plazh privat”, tha Rama.

Për menaxhimin e vijës bregdetare, paralajmëroi një plan të ri, por për dy prej plazheve më të frekuentuara duket se nuk ka hapësirë për tolerancë. Teksa prezantoi vizionin për "Shqipërinë turistike 2030", Rama tha se Ksamili dhe Dhërmiu do të kthehen në plazhe publike që do menaxhohen nga bashkia dhe së shpejti do të përcaktohen edhe të tjerë. 

"Shumë shpejt do të nxjerrim edhe planin e ri për bregdetin dhe në bashkëpunim me të gjitha bashkitë, do të kuptojmë se cilat plazhe bashkitë do t’i marrin tërësisht. Dy janë të sigurta, Ksamilin dhe Dhërmiun. “, tha Rama.

Zero tolerancë edhe për muzikën e lartë në beach bar-e.

"Ne do ta ndalojmë muzikën, s’do të ketë muzikë në Beach Bare dhe do të bëjmë ridimensionim të numrit të beach bareve dhe të mënyrës se si do të lidhen me shërbimin në tërësi", tha Rama. 

Kryeministri paralajmëroi edhe reformim të Inspektoriateve, policisë bashkiake dhe IMT-ve, duke thënë se janë kthyer në vend qokash të tmerrshme. Sipas kreut të qeverisë, ata duhet të kthehen në shërbime bashkiake, me "standarte e kritere që certifikohen nga akademia e sigurisë apo universiteti". 

Sa i përket mbetjeve, ai tha se ka një transformim rrënjësor në pastrimin e territorit, ndërsa paralajmëroi se trajtimi i mbetjeve do të menaxhohet nga qeveria. Kritikoi sërish ndotësit, teksa tha se shqiptarët ndalojnë nëpër pika turistike për të bërë foto për të treguar bukuritë të vendit, por nga ana tjetër, edhe e ndosin duke hedhur plehra vend e pa vend. 

Ora 15:53
'Sitet kulturore u vizituan nga mbi 1 mln turistë', Gonxhja: Shqipëria 2030, qendër e kulturës evropiane

 

“Shqipëria është një ballkon i hapur mbi Mesdhe, një copëz toke e bekuar që bota po e zbulon me kureshtje, me entuziazëm dhe me dashuri”, kështu u shpreh sot ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në aktivitetin “Shqipëria turistike 2030”. Ministri renditi avantazhet dhe sfidat që paraqet vendi ynë, si një muze i hapur nën qiell, ku çdo gur flet dhe çdo rrugë është një kapitull trashëgimie.

“Sfida jonë është që këto pasuri dhe vlera të lidhen në një rrjet të madh rrëfimesh dhe eksperiencash, ku vizitori nuk vjen thjesht për të parë, por për të jetuar historinë tonë”, tha Gonxhja, sipas të cilit kalatë, muzetë dhe parqet arkeologjike, deri në gusht të këtij viti, u vizituan nga mbi 1 milion turistë, ose 58% më shumë sesa viti 2023. Për rrjedhojë, edhe të ardhurat janë rritur me 84%, krahasuar me dy vjet më parë.

Vetëm në dy vitet e fundit është shënuar një rritje historike në ndërhyrjet për rijetësime e shpëtime, krahasuar me vitin 2023: 309% më shumë projekte restaurimi e konservimi dhe 363% më shumë investime direkte në monumentet dhe objekte të pasurisë kulturore. Për Shqipërinë 2030 është parashikuar një program i gjerë investimesh në infrastrukturën kulturore dhe trashëgiminë kombëtare, për ta kthyer vendin në një qendër të kulturës evropiane.

“Do të rilindin, do të ngrihen nga e para, do të transformohen apo do të hapin dyert: Teatri Kombëtar, Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu i Arteve të Bukura, Biblioteka Kombëtare e zgjeruar dhe Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, ndërsa do të ngrihen muze të rinj si Muzeu Hebraik, Muzeu “Besa”, Muzeu i Filmit dhe Muzeu i Arbëreshëve, së bashku me rrjetin e muzeve arkeologjikë, etnografikë dhe kinoteatrove në qytetet kryesore të Shqipërisë”, u shpreh kreu i MEKI-t.

Ministri theksoi ngritjen e qendrave të reja të vizitorëve në Butrint, Apoloni dhe Bylis si dhe rijetësimin e 100 kullave historike në 14 bashki. Gjithshtu u tha se gjatë këtij viti do të themelohet Fondacionin Publik “CulturAlb”, i cili synon fuqizimin e prodhuesve tradicionalë dhe ekonomisë kreative vendore. Ministri nuk la pa përmendur edhe pasurimin e kalendarit kulturor. Sivjet parashikohen 3500 aktivitete, 52% më shumë se një vit më parë, me 600 mijë vizitorë e spektatorë të pritshëm. Gonxhja tha se gjatë vitit 2025 u shpallën 275 projekte fituese, ku më shumë se gjysma përfaqësohen nga të rinj që shprehin krijimtarinë e tyre për herë të parë.

Ora 13:45
Lirimi i hapësirave publike, Rama batuta me Qosen: Shpresoj të na bashkohet edhe ‘Kavaja demokratike’ (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama në fundin e takimit me në eventin ‘Shqipëria Turistike 2030’, nuk ka lënë pa shkëmbyer batuta edhe me kryebashkiakun e Kavajës Fisnik Qosja.

Rama tha se nismës për pastrimin e hapësirave publike shpreson që t’i bashkohet edhe Bashkia e Kavajës.

Teksa priti konfirmimin nga kryebashkiaku Fisnik Qosja, Rama bëri një batutë dhe tha se ‘hudhrën e paskemi me vete’.

"Shpresoj që në këtë përpjekje të na Bashkohet edhe ‘Kavaja demokratike,' që uroj t'i ndalojë ndërtimin e pallateve në vend të pishave!  Dhe ka ardhur edhe kryetari i Kavajës (pret konfirmimin nga Qosja)! Ok, hudhrën e paskemi me vete”, tha Rama.

Ora 13:25
'O sa e mirë je ti Shqipëria ime', Rama: Ndotësit më të mëdhenj janë shqipet (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama foli për sezonin veror turistik, ku nuk kurseu as kritikat. Ai u ndal tek mbetjet, duke thënë se ka një transformim rrënjësor në pastrimin e territorit.

Ka një transformim rrënjësor në pastrimin e territorit, falë udhëheqjes sonë nga terreni i ministres, kryepastrueses së Shqipërisë, si dhe gjithë ushtrisë popullore që po pastron plazhin. Paralelisht me ata që pastrojnë, janë edhe ata që hedhin plehra.

Shqiptarët që mblidhen për të shijuar bukuritë, ushqimet, që ndalojnë në pikat turistike, bëjnë dhe selfie: “o sa e mirë je ti Shqipëria ime”, shkarkojnë plehra nga vetura e tyre. Po të shohësh, këto pika ndalimi kanë më shumë mbeturina; jam i bindur që ndotësit më të mëdhenj janë ulëritësit e stadiumit kombëtar, ata që thyejnë karrige dhe synojnë t’i kthejnë në luftëtarë ndeshjet kur që janë me Serbinë, që këta janë gati ta luftojnë në stadium, ndërkohë që janë ndotës të Shqipërisë në plazh.

Ora 13:18
‘Pergolata që lindi në Vlorë u kthye në ‘mortje’ në gjithë Shqipërinë’, Rama: Certifikim për inspektoriatet, policinë bashkiake e IMT

 

Kryeministri Edi Rama, duke u ndalur te reformimi i Inspektoriateve është i domosdoshëm, pasi tha se janë kthyer në vend qokash të tmerrshme. Ai tha se ata duhet të kthehen në shërbime bashkiake dhe duhet të certifikohen nga Akademia e Sigurisë apo universitetet.

“Hapësirat publike në qytete do t’ia lënë vendin hapësirave ku futet më shumë natyra në qytet dhe tani që po largohen këta pergolata, do të mbeten në historinë e zhvillimit si një shpifje  që u bë në Vlorë. Kyr njeriu dëgjon pergolatë mendon një hardhi me gjelbërim e rrush, pergolata që lindi në Vlorë është hekur dhe llamarinë dhe u shpërnda në të gjithë Shqipërinë si mortje, por u kthye edhe në një argument për të legalizuar ndërtimin e paligjshëm mbi trotuar duke marrë nga bashkitë leje për punime të përkohshme. Neni 7, si neni 55 i propagandës dikur një tmerr që ta sjell pseudo pergolatën poshtë pallatit dhe më pas bën pronar prurësin e rrushit prej çeliku. Duhet të sjellim shumë më tepër natyrën dhe cilido që do të vërë një karrige jashtë duhet të kontribuojë me një pemë. Më pas edhe një sërë rregullash të tjera që do t’i bëjmë publike. Kjo histori ndërtimesh pa leje sjell si nevojë edhe një reformim të inspektoriatëve të policive, policitë bashkiake dhe IMT-të bashkiake janë disfunksionale, duhet të reformohen. Të kthehen në shërbime bashkiake por me standarte e kritere që certifikohen nga akademia e sigurisë apo universiteti sepse janë bërë vende qokash të tmerrshme dhe është e paimagjinueshme që të vazhdojë kështu. Nuk do të vazhdojë kështu. Ashtu sikundër edhe gjithë përpjekja për këtë që e quajta qëndisje e fustanit të Shqipërisë do të vazhdojë duke përmirësuar nga pikat infrastrukturore plazhet siç po bëjmë në Durrës, ku kemi një projekt qe do të jetë mbresëlënës me zgjerimin e plazhit të Durrësit duke marrë nga deti një sipërfaqe prej 100 metrash plus në thellësi dhe me një riarredim të plazhit ku do të rikthejmë pishat si pjesë e një historie që nuk duhet të mbetet thjesht një përpjekje për t’u keqardhur dhe shpresoj që në këtë përpjekje të na bashkohet edhe Kavaja demokraatike që uroj ti ndalojë zhvillimin e mëtejshëm të pallateve në vend të pishave. Kjo strategji do të ketë sukses. Uroj që të ketë dëgjuar kush duhet të dëgjojë. Ata që janë mësuar të dhunojnë plazhet me shezllongë ngjitur me njëri tjetrin dhe me bishta çadrash, të mos marrin më mundimin të aplikojnë. Shumë shpejt do të nxjerrim edhe planin e ri për bregdetin dhe në bashkëpunim me të gjitha bashkitë, do të kuptojmë se cilat plazhe bashkitë do t’i marrin tërësisht. Dy janë të sigurta, Ksamilin dhe Dhërmiun. “, përfundoi Rama.

Ora 13:07
‘Si të kalosh historinë e Rock & Roll’, Rama: Do të ketë kritere për muzikën në beach bare, stresojnë dynjanë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama thotë se s'do të ketë asnjë tolerancë edhe për muzikën e lartë në beach bar-e. Po ashtu, Rama paralajmëroi se do të bëhet ridimensionim i numrit të tyre.

“Tallavaja e Beach Bareve të vendosura jo për të shërbyer, por për të stresuar gjithë dynjanë, zona të tëra të banuara duhet të vuajë ngritjen e  muzikës. Ne do ta ndalojmë muzikën, s’do të ketë muzikë në Beach Bare dhe do të bëjmë ridimensionim të numrit të beach bareve dhe të mënyrës se si do të lidhen me shërbimin në tërësi. U habitëm fare, hapet beach bar, nga baech bari në barch bar është si të kalosh historinë e Rock & Roll, me një volum konkurrues. Muzika duhet ndaluar plotësisht jashtë orëve të plazhit dhe në orët e plazhit muzika duhet të jetë për ata që shkojnë tek beach bari, jo për ata që kalojnë tek bypasi i fierit. Nuk është e gjithë bashkia që duhet të dëgjojë jehonën”, tha Rama.

Ora 13:03
'Qeveria nuk mund të pastrojë Vlorën', Rama: Do trajtojmë mbetjet e të të gjithë bashkive (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama pati kritika për ndotjen nëpër bashki. Rama tha se qeveria nuk mund të bëjë pastrimin e të gjitha bashkive, por do të bëjnë trajtimin e mbetjeve në nivel kombëtar.

“Ndërkohë, trajtimi i mbetjeve është problem i madh, qeveria nuk mund të pastrojë Vlorën me gjithë vullnetin dhe dëshirën tonë, duhet ta pastrojë bashkia, qeveria nuk mund të bëjë pastrimin, por do angazhohet të bëjë trajtimin e mbetjeve të të gjithë bashkive në nivel kombëtar, ashtu si kemi folur për furnizimin me ujë”, tha Rama.

Ora 12:59
Rama: Duhet të qëndisim fustanin e gjelbër të Shqipërisë që i kemi shqepur e copëtuar! Luksi janë bukuria dhe traditat e saj (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se duhet punuar për të përmirësuar atë që i është shkaktuar Shqipërisë, teksa bëri edhe një krahasim se "duhet t'i qëndisim fustanin e gjelbër që i kemi shqyer". Sipas kreut të qeverisë, luksi më i madh që ka Shqipëria janë bukuritë e saj natyrore dhe traditat që ajo ka. 

“Duhet të qëndisim fustanin e gjelbër të Shqipërisë në të gjithë pjesët ku e kemi shqepur dhe ku e kemi bërë copë copë, duke harruar që bukuria dhe hiret e Shqipërisë janë aseti më i madh që nuk ka kopje kolone antike në hotelin e radhës që mund ta konkurrojë. Luksi i Shqipërisë është bukuria dhe tradita e saj. Turizëm luksi bëhet duke e kthyer natyrën dhe bukuritë e saj në asete për të rritur çmimin. Këtë gjë do ta shohim në të gjithë përmasat që nga rrugët kombëtare ku ka filluar lirimi i buzë rrugëve në një përmasë të caktuar dhe ku do të vazhdojmë më pas me gjelbërimin e tyre, nga krijimi i fidanishteve në tokat buzë rrugëve ku faktikisht nuk ka ndërtim e prodhim, tek futja e natyrës më shumë në qytet.”, tha Rama.

Ora 12:56
‘S’mund të vendosësh çmime marramendëse thjesht se je në Ksamil', Rama: Të ndiqet shembulli i Himarës dhe Lezhës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama mori shembullin e bashkisë së Himarës dhe Lezhës për menaxhimin e plazheve, duke kërkuar që një gjë e tillë të ndiqet edhe në zonat e tjera. Kreu i qeverisë u ndal te Ksamili ku tha se çmimet marramendëse nuk mund të vendosen thjesht se ndodhesh në atë zonë, "kur vetë s’ke asnjë kontribut as për ngjyrën e detit, cilësinë e rërës apo bukurinë që e rrethon". 

“Plazhi i Dhërmiut nuk ka nevojë të ketë subjekte që vijnë nga zona të tjerë për të vendosur çadra e shezllonge e beach bare që çmendin dynjanë me muzikën e tyre dhe hedhin ujërat e zeza në det. Kryetari i bashkisë së Himarës e ka treguar me shembull konkret se si bashkia mund të administrojë një plazh në përmasa modeste në Himarë, jo thjesht duke hapur zonën që të shtrihesh në rërë por duke pasur çadra të loguara me ngjyrat e bashkisë dhe një shërbim të pastër, dhe të këndshëm pa salltanete të mëdha dhe asnjë stres. Plazhe si ai i Durrësit, i Shëngjinit, apo i Velipojës që janë të mëdha nuk mund të kthehen në plazhe 100% të administruara nga bashkia por duhet të vazhdojnë në shembullin më të mirë dhe praktikat më të mira e të rrisin kërkesën për shërbim cilësor që i përgjigjet asaj që qytetari paguan. Nëse ato plazhe kanë qenë më të frekuentuar pa qenë e lidhur me përputhjen e cilësisë së shërbimit me kërkesën sepse nuk mund të vendosësh çmime marramendëse për një shezllong thjesht se je në Ksamil kur vetë s’ke asnjë kontribut as për ngjyrën e detit, cilësinë e rërës apo bukurinë që të rrethon.

Nëse vendos një çmim duhet të jesh në gjendje të ofrosh cilësinë që përputhet me atë çmim, jo shezllonge ku rrezikon të penetrojë gozhda e ndryshkur. Për këtë është e mundur të shkojnë në një hap tjetër pasi eksperienca e këtij viti me ridimensionin e plazheve publike tregoi se është e mundshme. Eksperienca e bashkisë së Lezhës, më vjen inat që e përmend vazhdimisht, por ka pasur përsëri një rol kyç në garantimin e pastërtisë është eksperiencë që tregon se është e mundshme. E mbështetjes të të gitthë bashkive nga ministria e qeveria duke dyfishuar forcat e pastrimit përmes operacionit plazhe të pastra ka treguar se është e mundshme. Ta rishikojmë dhe përmirësojmë bazuar në mësimet e këtij viti në funksion të qytetarëve dhe jo uzurpatorëve dhe shfrytëzesve të hapësirave që marrin, strategjinë dhe planin tonë. Bashkitë duhet ta konsiderojnë seriozisht që në pjesën e lirë për publikun ku mund të ketë vetëm rënë të ketë shërbim, si ai që ka ofruar bashkia e Himarës apo në mos gabohem edhe ajo e Lezhës në një pikë të caktuar.”, tha Rama.

Ora 12:50
‘Plazhi i Ksamilit i dhunuar’, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për tu pushtuar! Çmime marramendëse e shërbim mizerabël (VIDEO)

Kryeministri Rama kritika për Ksamilin, duke e cilësuar një plazh të dhunuar. Rama tha se ajo perlë e natyrës nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për tu pushtuar. Rama tha se vendosin çmime marramendëse e shërbim mizerabël.

“Po e nis me plazhet e dhunuara. Kjo është fjala e duhur për pazhin e Ksamilit, po marr atë se është një ndër plazhet më të bukur të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për tu pushtuar dhe pastaj për tu sjellë më turistët e vizitorët si të ishin skllevër që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë, apo për të vënë çmime për të qëndruar në një dendësi të paimagjinueshme në plazhe, që janë çmime që vetëm lëndojnë imazhin e turistëve shqiptar. Në tërësi ne duhet të shërojmë plazhet e dhunuara, tua heqim nga dora privatëve. Nuk ka arsye më që plazhi publik i Ksamilit të jetë plazh privat”, tha Rama.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • beni: 04/09/2025 23:42

    MORE RAMA MOS NA U HIQ SIKUR KE ZBRITUR NGA MARSI DGE NUK DIJE SE CFARE BEHEJ NE BREGDET...TI SE BASHKU ME KRYEBASHKIAKET E BREGDETIT SI DAKO I DURRESIT...KENI SHKATARRUAR PLAZHIN E DURRESIT..GOLEMIT KU KANE QENE ATA TE PD..SHENGJINIT..VLORES...DUKE DHENE LEJE PER NDERTIME PALLATESH MBI RERE.,..DUKE PRERE PISHAT...PRA TI JE PJESE E SHKATARRIMIT DHE SI I TILLE NUK BEHESH DOT SHPETUES I PLAZHEVE DHE TURIZMIT ..DUHET NJE NJERI TJETER TA BEJE KETE..AS TI AS SALIU .... PO I MBOLLE PISHAT SIC KANE QENE PARA 1990 NE DURRES...ATEHERE TREGON SE E KE SERIOZISHT TURIZMIN....

    Përgjigju
  • five company: 04/09/2025 21:48

    Dhe pas Pashko Vases, fillon serish Vaso Pasha.. Refreni perseritet sa here qe do te permenden perfitimet nga biznesi i shendetit, biznesi i edukimit arsimor, biznesi i turizmit, biznesi i ndertimeve, e keshtu me rradhe " derisa kuzhina e xhaxhi Benit" nuk ka me stomak per te tretur pasurine e tij!

    Përgjigju
  • five company: 04/09/2025 21:13

    Shqiperi, e mjera Shqiperi kush t' ka wite me kryet n' hi...dhe ketu mbaron refreni i poemes. E dini perse?? Pikerisht sepse pas saj vijne fjalet" burrat e dheut", qe per injorantet qe shqepen barin e Shqiperise me sadizmin e nje urrejtjeje, pikerisht per keta burra te dheut qe u duk sikur i perpiu mjegulla dashakeqe e nje lobizmi wlitar dhe koncensionar...Me vjen shume keq per kete baterdi monstruze te natyres shqiptare, me vjen keq per kete mjerim shpirteror qe sa me shume pasuroheni, aq me me egersi dhe sadizem reagoni ne ....Vargjet e Pashko Vasa.

    Përgjigju
  • Analiz: 04/09/2025 17:04

    Ne 9 milion turist vetem nga Janar-gusht dhe me muajin shtator me diell dhe temperatura 25-31 grade tregon qe pritet te thyhet rekordi 2024 me 11.7 mil ne 12.9 milion pra rritje 5-7% , kjo tregon qe afersisht vetem direkt apo indirekt nga turizmi futen 9 miliard € ne Shqipëri !

    Përgjigju
  • noli: 04/09/2025 16:10

    Fut Dhe plazhet e sarandes ne liste , te gjithe vijen bregdetare te qytetit beje publike qe mos te vriten me njerez e te dorezojne kallashet pronaret e hoteleve me letra fallco te pronave, qe kane vene gardhe me tela per banoret e sarandes e kerkojne 50 euro shezlongu. Turp vijne njerezit nga emigrimi e nuk I le njeri te shkelin ne plazhet ku u rriten se I kane rrethuar me tela e me rroje sa hajdute e fallsifikatore.

    Përgjigju
  • Si thua: 04/09/2025 15:58

    Qendrimet e komunistve tipike ne histori : Ajo ishte koha ne te morem pronen. AJO ishte koha ne te morem lirin AJO ishte koha ne te morem besimin ne zot EDHE sote po ashtu vazhdojn analiza pa's ngjarjeve tashme 12 vite ne pushtet Na fal per çmimet Na fal per zhvlersimi e valute NA fal per ujen Na fal per sigurin Na fal per rruget trafikun Na fal per ndertimet pa leje Na fal per ambulance qe vin me vones NA fal per zjarrfiksen qe vin pasi digjet pylli me gjith shpi e katandi NA fal per policet kufitar e operatoret ajror e ujor qe u vonojn dhe u sorollasin se te gjitha keto vin nga kultura e atyre te parve qe sot 12 vite jan ne opozit Eh komunistet ndryshojn lekur por nuk lodhen kurr

    Përgjigju
  • Danezi: 04/09/2025 15:24

    Pse tani qe perfundoj sezoni gjete ti besh replika dhe qortime Industrise se Turizmit ?! Je me vonese o “Is Qemali i Tirones “ .

    Përgjigju
  • Gent: 04/09/2025 15:06

    Pasi kalbe tere Shqiperine dhe Tiranen me beton u kujtove per plazhet. Ti dhe Salk kafsha jeni e njejta pjelle. Keni shpartalluar natyren dhe ja shisni kete geto te ndyre tymrash e betoni shqiptareve sa frengu pulen. Shqiptaret marrin kredi ne banka te blejne burgun e tyre. Tiranes ti nderrohet emri te quhet Ramallah.

    Përgjigju
  • ermali: 04/09/2025 14:39

    SE PO TE DOJE TE BEJE SHTET....VENDOSJE LIGJ PER MUZIKEN..ORARET...DHE PLAZHET PUBLIKE...DISTANCAT DHE MOS- PREKJEN E RERES NGA NDERTIMET.....POR TI DO TE BESH PARA DUKE FAVORIZUAR ATE QE TE JEP LEKE....KJO ESHTE POLITIKA JOTE....DHE TASHME ESHTE BERE E DALLUESHME NGA TE GJITHE......

    Përgjigju
  • ermali: 04/09/2025 14:17

    ti nuk do te besh shtet..o hajdut.....qellimi yt eshte te vjedhesh....sa me pare dugesh te largohesh nga pushteti....

    Përgjigju
  • Titi: 04/09/2025 13:47

    Po ndalova muziken te lumte se nuk po rrihet neper plazhe nga muzika pa pike gusto me volum hajvan qe vene ne lokale, ne plazh iket per tu qetesuar se jemi gjith vitin ne stres ne zhurma ne TR iken ne plazh vjen me i stresuar

    Përgjigju
    • xxxx: 04/09/2025 21:37

      beach baret te jete te gjitha te kategorizuara me 1 ne 3 yje michelin, rrjedhimisht u vine mendte vetiu te mos e ngrene zerin e audiove te shqetesojne banoret jo me pushuesit e tjere ne hotele dhe cadra!

    • Fiks: 04/09/2025 21:08

      Fiks

    • Jo urdhri: 04/09/2025 19:44

      Në plazh ve muzikën që pëlqen beach bari. Të tjerët detyrohet të dégjojnë. Né kafene hapet TV dhe mileti dëgjon politiké se I pélqen kafexhiut. Kjo është kultura jonë. Dhunim i klientit, jo respektimi tij.

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?