Kryeministri Edi Rama, duke u ndalur te reformimi i Inspektoriateve është i domosdoshëm, pasi tha se janë kthyer në vend qokash të tmerrshme. Ai tha se ata duhet të kthehen në shërbime bashkiake dhe duhet të certifikohen nga Akademia e Sigurisë apo universitetet.
“Hapësirat publike në qytete do t’ia lënë vendin hapësirave ku futet më shumë natyra në qytet dhe tani që po largohen këta pergolata, do të mbeten në historinë e zhvillimit si një shpifje që u bë në Vlorë. Kyr njeriu dëgjon pergolatë mendon një hardhi me gjelbërim e rrush, pergolata që lindi në Vlorë është hekur dhe llamarinë dhe u shpërnda në të gjithë Shqipërinë si mortje, por u kthye edhe në një argument për të legalizuar ndërtimin e paligjshëm mbi trotuar duke marrë nga bashkitë leje për punime të përkohshme. Neni 7, si neni 55 i propagandës dikur një tmerr që ta sjell pseudo pergolatën poshtë pallatit dhe më pas bën pronar prurësin e rrushit prej çeliku. Duhet të sjellim shumë më tepër natyrën dhe cilido që do të vërë një karrige jashtë duhet të kontribuojë me një pemë. Më pas edhe një sërë rregullash të tjera që do t’i bëjmë publike. Kjo histori ndërtimesh pa leje sjell si nevojë edhe një reformim të inspektoriatëve të policive, policitë bashkiake dhe IMT-të bashkiake janë disfunksionale, duhet të reformohen. Të kthehen në shërbime bashkiake por me standarte e kritere që certifikohen nga akademia e sigurisë apo universiteti sepse janë bërë vende qokash të tmerrshme dhe është e paimagjinueshme që të vazhdojë kështu. Nuk do të vazhdojë kështu. Ashtu sikundër edhe gjithë përpjekja për këtë që e quajta qëndisje e fustanit të Shqipërisë do të vazhdojë duke përmirësuar nga pikat infrastrukturore plazhet siç po bëjmë në Durrës, ku kemi një projekt qe do të jetë mbresëlënës me zgjerimin e plazhit të Durrësit duke marrë nga deti një sipërfaqe prej 100 metrash plus në thellësi dhe me një riarredim të plazhit ku do të rikthejmë pishat si pjesë e një historie që nuk duhet të mbetet thjesht një përpjekje për t’u keqardhur dhe shpresoj që në këtë përpjekje të na bashkohet edhe Kavaja demokraatike që uroj ti ndalojë zhvillimin e mëtejshëm të pallateve në vend të pishave. Kjo strategji do të ketë sukses. Uroj që të ketë dëgjuar kush duhet të dëgjojë. Ata që janë mësuar të dhunojnë plazhet me shezllongë ngjitur me njëri tjetrin dhe me bishta çadrash, të mos marrin më mundimin të aplikojnë. Shumë shpejt do të nxjerrim edhe planin e ri për bregdetin dhe në bashkëpunim me të gjitha bashkitë, do të kuptojmë se cilat plazhe bashkitë do t’i marrin tërësisht. Dy janë të sigurta, Ksamilin dhe Dhërmiun. “, përfundoi Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Ksamili e Dhërmiu plazhe publike, i ‘dhunuan’! 9 mln turistë në 8 muaj! Jo muzikë në plazhe, ridimensionim të beach bar-eve (VIDEO)
Xh.D/I.M/ReportTv.al
