‘O Teta Bardha shihe se më kanë vrarë’, rrëfimi i trishtë i fqinjës së viktimës, tregon bisedën me 10-vjeçaren e lënduar në 'Don Bosko'

13 Mars 2023, 11:07| Përditesimi: 13 Mars 2023, 11:17

  • Share

Një detaj mjaft të trishtë sjell fqinja e viktimës, Mimoza Paja. Ajo rrëfen se mbesa e viktimës, 10-vjeçarja ka shkuar direkt tek ajo dhe i ka treguar se e kanë plagosur.

“Jetonte në kushte të vështira ekonomike, i kishte vdekur burri para 2 vitesh. Unë isha brenda, djali po flinte, u çua djali i trembur, ka ndodhur një vrasje. Kur dola jashtë, thanë “kshtu kshu”, u vra Moza, armë me breshëri, kur dola dëgjova këto gjëra. Jemi aq të frikësuar sa kemi frikë të jetojmë të shtëpia, në punë tënde, këtu është bërë jetë e frikshme. Ambulanca erdhi shpejt. Erdhi 10 vjeçarja, më tha mua “o teta Bardha më kanë vrarë, po qante me të madhe, ishte duke qarë, erdhi ambulanca dhe e moi”. Ka disa kohë që po punonte”, tregon fqinja.


Lajmi kryesor:

U vra gabimisht, kush është Mimoza Paja, punonte 16 orë në ditë si banakiere dhe kamariere! Kishte 6 muaj pa paguar qiranë! Kujdesej për mbesën 10-vjeçe që u plagos në atentat


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?