TIRANË- Mimoza Paja është viktimë e pafajshme e luftës së pashtershme të grupeve kriminale për të eliminuar kundërshtarët. Moza siç të gjithë e thërrisnin, u vra gabimisht nga breshëria e plumbave që krimi lëshoi pa mëshirë dhe pa menduar se kujt do ia merrnin jetën. Faji i saj i vetëm ishte që kishte zgjedhur të punonte për të mbajtur familjen…por pa e ditur, në një lokal, që rezultoi të ishte në pronësi të një personi me precedent të shumtë kriminalë, siç është Fatjon Murati, pjesë e grupit rival të Ervis Martinajt.
Për një grua me një jetë të vështirë si ajo që ka kaluar Mimoza, këta emra nuk i përkasin realitetit të saj. Për Mozën, e rëndësishme ishte të kujdesej për mbesën e saj 10-vjeçare, të cilën e kishte me vete në punë edhe kur duart e krimit lëshuan breshërinë e kallashnikovit drejt lokalit ku ajo punonte prej pak kohësh, dhe e lanë të plagosur lehtë të voglën e saj.
“Erdhi 10 vjeçarja, më tha mua “o teta Bardha më kanë vrarë, po qante me të madhe, ishte duke qarë…”. Jemi aq të frikësuar sa kemi frikë të jetojmë të shtëpia, në punë tënde, këtu është bërë jetë e frikshme”, tregon fqinja.
Moza kishte bërë gjithçka për t’i mundësuar një jetë më të mirë mbesës, fëmijës së vajzës së saj të divorcuar, në përpjekje që 10-vjeçarja të mos ndjente mungesën e prindërve njëjtë si ajo në fëmijëri.
Në moshën 5-vjeçare, Moza, dy motrat dhe vëllai mbetën jetimë. Moza solli në jetë 3 vajza, tashmë të martuara, dhe një djalë beqar, dhe si një grua e fortë dhe besnike i kishte qëndruar në krah bashkëshortit të saj të sëmurë, që edhe pse e divorcuar me të, e mori në banesë dhe u kujdes për babanë e fëmijëve deri në frymën e tij të fundit 2 vite më parë. Tronditje që ende nuk e kishte kaluar e përshkruajnë fqinjët humbjen që Moza pësoi edhe me ndarjen nga jeta të vëllait të vetëm.
Edhe pse 58 vjeç Mimoza Paja e gjente forcën për të punuar pa menduar orarin, vetëm për të siguruar bukën e gojës për mbesën e vogël.
“Për atë vajzë, e shkreta çfarë nuk bënte”, tregojnë fqinjët.
“Ah gjynah që më ka ardhur... Ishte grua shumë e mire e shkreta …punonte për bukën e gojës”, shton ajo.
Mimoza kishte 10 vite që jetonte me qira në një banesë ngjitur me lokalin ku krimi i mori gabimisht jetën. Aty Moza jetonte me djalin e saj beqar dhe aktualisht të pa punë, dhe mbesën. Vajza e Mozës ishte divorcuar vite më parë dhe me nisjen e një jete të re në Kosovës, të voglën ia la në kujdestari gjyshes.
Moza bënte edhe kamerieren edhe banakieren, 16 orë në këmbë, për të siguruar mbijetesën, që megjithë përpjekjet e pashtershme të saj, nuk mund t’ia dilte e vetme. Sipas fqinjëve kishte mbetur pa paguar 6 muajt e qirasë. Për të gjithë, Moza ishte një gruaja e respektueshme, e donin dhe vlerësonin sakrificën e saj si gjyshe, ndoshta duke shkelur edhe mbi veten, për mirëqenien e mbesës. Shpesh i është dashur të mbledhë edhe kanoçe për bukën e gojës.
Mimoza Paja
Report Tv ka mësuar të tjera detaje nga viktima Mimoza Paja. Gjendja e saj ekonomike ka qenë mjaft e vështirë, sa mësohet se kishte 6 muaj që nuk kishte paguar qiranë për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Një gjë të tillë e pohojnë edhe të afërmit e saj.
“Njeri fukara, i mbaruar. I erdhi vdekja aty. Rrinte vetëm me vajzën 10 vjeçare. Me vajzën e të bijës. Djali herë vinte, herë nuk vinte. Nuk jam interesuar shumë. Vajzën e vogël e mori ambulanca. Ishte prerë tek këmba me xham. Në gjendje shoku. Momentin nuk e pashë. Pak me vonesë. Dëgjuam breshëritë. Nuk e kuptuam se ishin plumba. 2-3 muaj që punonte për copën e bukës. Ajo ka pasur burrin. I ka vdekur me sëmundje të keqe. Nuk ja di femërinë. Nuk ia di historinë. Mblidhte kanaçe dhe paguante qiranë. Ka tre vajza dhe një djalë. Të trija i ka të martuara. Mami i 10 vjeçares ishte martuar më Kosovë. Një në Babrru dhe tjetra këtu afër. Për atë vajzën, e shkreta çfarë nuk bënte”, tregon fqinji.
Një detaj mjaft të trishtë sjell fqinja e viktimës, Mimoza Paja. Ajo rrëfen se mbesa e viktimës, 10-vjeçarja ka shkuar direkt tek ajo dhe i ka treguar se e kanë plagosur.
“Jetonte në kushte të vështira ekonomike, i kishte vdekur burri para 2 vitesh. Unë isha brenda, djali po flinte, u çua djali i trembur, ka ndodhur një vrasje. Kur dola jashtë, thanë “kshtu kshu”, u vra Moza, armë me breshëri, kur dola dëgjova këto gjëra. Jemi aq të frikësuar sa kemi frikë të jetojmë të shtëpia, në punë tënde, këtu është bërë jetë e frikshme. Ambulanca erdhi shpejt. Erdhi 10 vjeçarja, më tha mua “o teta Bardha më kanë vrarë, po qante me të madhe, ishte duke qarë, erdhi ambulanca dhe e moi”. Ka disa kohë që po punonte”, tregon fqinja.
Gazetari i Report Tv ndodhet në vendngjarje dhe ka pyetur për detaje të reja sa i takon viktimës, Mimoza Paja e cila mbeti e vdekur në lokalin e Fatjon Muratit në Tiranë. Për Report Tv u prenoncu fqinja e Mimoza Pajës, e cila mesa duket ishte shumë e afërt me të. Ajo u shpreh se kishte nisur punë vetëm pak ditë më parë dhe se të ardhurat mujore i kishte të kufizuara. Ajo jetonte me mbesën e saj në një banesë me qira.
“Rri këtu te ky pallat ngjitur. Unë e njoh se pinim kafe bashkë, më vinte në shtëpi. Tani nisi punë këtu se ishte operuar. Jetonte vetëm me mbesën, aq gjynah që më ka ardhur... Ishte grua shumë e mire e shkreta punonte për bukën e gojës se ishte me qira.”- tha fqinja për gazetarin e Report tv, Sokol Dema.