Report Tv ka mësuar të tjera detaje nga viktima Mimoza Paja. Gjendja e saj ekonomike ka qenë mjaft e vështirë, sa mësohet se kishte 6 muaj që nuk kishte paguar qiranë për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Një gjë të tillë e pohojnë edhe të afërmit e saj.
“Njeri fukara, i mbaruar. I erdhi vdekja aty. Rrinte vetëm me vajzën 10 vjeçare. Me vajzën e të bijës. Djali herë vinte, herë nuk vinte. Nuk jam interesuar shumë. Vajzën e vogël e mori ambulanca. Ishte prerë tek këmba me xham. Në gjendje shoku. Momentin nuk e pashë. Pak me vonesë. Dëgjuam breshëritë. Nuk e kuptuam se ishin plumba. 2-3 muaj që punonte për copën e bukës. Ajo ka pasur burrin. I ka vdekur me sëmundje të keqe. Nuk ja di femërinë. Nuk ia di historinë. Mblidhte kanaçe dhe paguante qiranë. Ka tre vajza dhe një djalë. Të trija i ka të martuara. Mami i 10 vjeçares ishte martuar më Kosovë. Një në Babrru dhe tjetra këtu afër. Për atë vajzën, e shkreta çfarë nuk bënte”, tregon fqinji.
Lajmi kryesor:
U vra gabimisht, kush është Mimoza Paja, punonte 16 orë në ditë si banakiere dhe kamariere! Kishte 6 muaj pa paguar qiranë! Kujdesej për mbesën 10-vjeçe që u plagos në atentat
B.K./ReportTv.al