Deputeti demokrat Edmond Spaho, u përjashtua nga seanca e Kuvendit të ditës së sotme.
Shkak për këtë është bërë fraza “bastard” që deputeti iu referua socialistëve.
Kreu i grupi të PS, Taulant Balla u revoltua nga fraza e deputetit demokrat dhe kërkoi mbledhjen e komisionit të disiplinës.
Pas përjashtimit të tij nga seanca, deputetit gjithashtu do t'i hiqet paga për një ditë si masë disiplinore.
Replikat
Emond Spaho: Këta marrin vesh vetëm gjuhën e forcës. Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë.
Taulant Balla: Fjala e fundit që the. Këtu del përjashta ti sot dhe nuk vjen më. Atë fjalën e fundit bastard zotëria nuk mund të rrijë më në këtë sallë. Të thirret komisioni përkatës. Ose bëhet njëri shembull tani dhe nuk mund të vazhdojmë më.
Të vijë një njeri pas shtatë gotave raki dhe të fyejë në këtë farë feje kjo nuk shkon. O e merr ndjesë dhe kërkon ndjesë për fjalën që tha ose zotëria sipas përcaktimeve që ka kodi i etikës. Nuk tolerojmë që të shkojmë në darkë te fëmijët dhe të pyesin fëmijët për këtë fjalë.
Ermonela Felaj: Për replikë nuk jua jap fjalën zoti Spaho. Deputetë nuk janë bërë shembull. Vazhdohet të përdoret gjuha e dhunës. Nëse do kërkoni ndjesë. Replikë nuk keni të drejtë të bëni.
Edmond Spaho: Më jep fjalën (…)
Ermonela Felaj Teknika ju lutem mikrofonin zotit Spaho.
Edmond Spaho: Nuk keni moral ju të më kërkoni mua të them më fal
Lajmi kryesor:
Kuvendi miraton përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale! Tabaku: Bordi i transparencës s’duhet të funksionojë! Rama: Na duhet në këtë kohë krize
G.MO//ReportTv.al