OFL i kërkon të justifikojnë pasurinë Ervis Martinajt dhe dy vëllezërve Kaçorri dënuar për vrasje në Itali

19 Shkurt 2020, 13:00| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 15:53

  • Share

TIRANË - Ervis Martinaj, në hetim për vrasje me paramendim, ka 48 orë nga sot, për të vetëdeklaruar pasurinë së bashku me argumentet dhe burimin e tyre, për t'u futur më pas në 'sitën' e Operacionit Forca e Ligjit, dhe më tej SPAK-ut e Gjykatës të Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nëse pasuritë e tij janë apo jo me burime të ligjshme apo me përfitime të ardhura nga bota e krimit. 

Bashkë me Martinajn, këtë të mërkurë, Operacioni "Forca e Ligjit" u ka dërguar me shkrim kërkesën për të bërë vetëdeklarim të pasurive edhe dy vëllezërve Arben dhe Valentino Kaçorri nga Tirana, të dënuar në Itali për vrasje dhe trafik të armëve.

"Brenda 48 orësh, të tre, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme", tha në një deklaratë për mediat zëdhënësja e OFL-së.

Ervis Martinaj, momentalisht është person në hetim për ngjarjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-bllokut, ku në një përplasje me armë, Ervis Martinaj mbeti i plagosur në qafë, ndërsa u vra miku i tij Fabiol Gaxha dhe mbeti i plagosur rëndë Eljon Hato.  I lindur në Burrel në vitin 1982, emri i Ervis Martinajt është lakuar për një sërë ngjarjesh të rënda në Tiranë. Megjithatë, para përplasjes së armatosur në ish-Bllok, ai është hetuar dhe dënuar tre herë për organizim llotarish të palejuara si dhe u procedua për vrasjen e Enton Nikës në vitin 2015 në Linzë, ngjarje për të cilën Gjykata e Apelit të Tiranës e çliroi nga akuzat.

Tre subjektet e OFL
Ervis Martinaj nga Kurbini në hetim vrasje me paramendim
Arben Kaçorri nga Tirana, i dënuar në Itali për vrasje
Valetino Kaçorri me banim në Tiranë, i dënuar në Itali vrasje trafik armësh

Ora 13:39
Pasuritë, akuzat, dhe 'rrugëtimi' i Ervis Martinajt me lojërat e fatit

1543908869_shullazimartinajbeqja.jpg

Emiljano Shullazi, Ervis Martinaj, Ylvi Beqja

Ervis Martinaj ka qenë i njohur në fushën e lojërave të fatit ku ka pasur edhe një kasino "King Casino", të themeluar në vititn 2011 dhe në prill të vitit 2012 e zgjeroi rrjetin edhe me kompaninë e basteve sportive “Albania Baste Live”. Në vitin 2013, një kompani e tretë lojërash fati u regjistrua në QKB në emër të nënës së 36-vjeçarit, nën emrin tregtar “Eurovis”, e cila është aktive, por jo më për bastet sportive por për shërbime të tjera.

Po ashtu, në ëmër të babait të tij, rezulton të jetë aktiv edhe një biznes me këmbimin valutor "Mati Union".

Ndërsa kazinotë dhe kompania e basteve u mbyllën pas nisjes së operacionit të policisë "Fundi i Marrëzisë".

Në kulmin e këtij aksioni, në tetor 2013, Martinaj u denoncua se kishte kërcënuar shefin e repartit “Shqiponja” në Tiranë, pas bllokimit të rreth 400 makinetave të lojërave të fatit në një magazinë që zotërohej prej tij.

Në mars 2017, dëshmitari i mbrojtur Ylvi Beqja deklaroi para Gjykatës së Krimeve të Rënda në atë kohë se Ervis Martinaj i kishte ofruar 7 milionë euro për t’u tërhequr nga dëshmia kundër Emiljano Shullazit. Pas refuzimit të tij, Beqja deklaroi se Martinaj e kishte kërcënuar. Prokuroria deklaroi se kishte nisur hetime për të dyja rastet, por Martinaj nuk u penalizua për asnjërën.

Ervis Martinaj themeloi tre kompani të lojërave të fatit mes viteve 2011-2013, ndërkohë, është proceduar në disa raste për organizim të lotarive të palejuara, në tetor 2013 dhe tetor 2014.

Në një nga kompanitë e Ervis Martinajt, "King Casino", e pezulluar, figuron edhe emri i një prej personave që Operacioni Forca e Ligjit i kërkoi po sot, ashtu si Martinajt, të vetëdeklarojë pasurinë. Valentino Kaçorri, i dënuar në Itali për vrasje dhe trafik armësh, në këtë kompani të Martinajt, figuronte anëtar i Këshillit të Mbikëqyrjes në "King Casino", të mbyllur prej vitesh.  

Aktualisht në emër të Ervis Martinajt, nga një vëzhgim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, del vetëm një biznes "Tregtim dhe shërbime kompjuterike e servise".

Biznesi ne emer te nenes se Ervis Martinaj, ku tek aktiviteti i tij figuron edhe baste sportive

Biznesi në emër të nënës së Ervis Martinaj, figuon aktiv dhe ndodhet në të njëjtën rrugë me biznesin e të birit për tregtim, e shërbime kompjuterike.

Duhet theksuar se edhe bizneset e tjera që janë pezulluar, kanë figuruar në të njëjtën adresë, "Rruga Him Kolli", pallati Santara.

Biznesi aktiv ne emer te babait te Ervis Martinaj
Ora 13:17
Kush është Ervis Martinaj, që OFL i kërkoi të justifikojë pasurinë! Si fitoi lirinë (gjatë hetimit) për vrasjen në ish-bllok

1556898487_ervismartinaj.jpg

Ervis Martinaj, u arrestua për ngjarjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-bllokut, ku edhe vetë ai mbeti i plagosur ndërsa miku i tij, Fabjol Gaxha, u vra, dhe u lirua pas shtatë muajsh në qelinë e burgut 302, në maj të vitit 2019, nga gjyqtari Artan Gjermeni, dhe një muaj më pas edhe me vendim të Gjykatës së Apelit që "vulosi" lirinë e tij kundrejt garancisë pasurore prej 50 milion lekë të vjetra.

Treshja e gjyqtarëve të Apelit Flutura Skënderi, Gramoz Levanaj dhe Artur Gaxha, vendosën që Martinaj të vijojë të qëndrojë i lirë gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit të çështjes. Ndërkohë që prokurori i çështjes kishte kërkuar në gjykatë caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Në maj 2019 Ervis Martinaj është liruar nga paraburgimi 302 në Tiranë pasi prokuroria nuk është në gjendje të mbajë për një kohë të gjatë të izoluar për shkak se akuza nuk kishte provat e mjaftueshme, që do të përligjnin mbajtjen e Martinaj në qeli. Këtë argument dha gjyqtari Artan Gjermeni, i cili në 3 maj 2019 vendosi të zëvendësojë masën e sigurimit për Martinaj nga “arrest në burg” në lirimin e tij kundrejt garancisë pasurore prej 50 milion lekë të vjetra.

Aktualisht kjo çështje vijon të hetohet nga prokurori Artan Lulaj në prokurorinë Tiranës, ku krahas kësaj ngjarje një tjetër prokurore, Anisa Qilimi, kryen hetime për sa i përket dyshimeve për Martinajn për akuzën e pastrimit të parave. Momentalisht për ngjarjen në ish-bllok nuk ka asnjë person të arrestuar dhe që ndodhet në burg.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fuck you: 30/03/2023 22:53

    ju keni lujmt mendsh popull mos u merni me politike po shkoni hani ndonje meze edhe jeni ne regull mother fuckers

    Përgjigju
  • vera: 20/02/2020 18:56

    C'na I nxirrni ne gazeta keta plehra,,futini nga nje shiringe te shkojne ne hale...

    Përgjigju
  • Vota e lire: 19/02/2020 15:26

    Ky eshte nje show turp , se jane tatimet ato qe kane tager te plote ligjor per masene deklarimit te Pasurise bizneseve , dhe jo ca police OFL me kapuc qe trembin njerzit rrugeve... ti komentuesi Popull i lire ishalla vdeksh duke pritur burgun e te tjereve... se asigje se gjen pa merak !!

    Përgjigju
    • Pupull i lir: 19/02/2020 17:18

      Tani t pres apo t vdes? Se ka njerz si puna jote qe dun kta kriminelet jasht prnd nuk bohemi ne si ven

  • Baca: 19/02/2020 13:46

    Thjeshte show. Po goditen njerez qe sjane marre kurre me politike thjeshte presion qe te mbeshtesin PSne ne zgjedhje.

    Përgjigju
    • Dory: 19/02/2020 18:22

      Krimineleve shume mire ja bejne...

  • Popull i lir: 19/02/2020 13:08

    Aq sa du ta shof salen n burg aq du ta shof edhe ket ku**en ervis martinajn, fara keqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?