Shkatë7rrimet në Gaza

Bota

OKB kundër Netanyahut: Izraeli duhet të ndalojë menjëherë planin e tij për të pushtuar Gazën!

8 Gusht, 09:45| Përditesimi: 8 Gusht, 09:53

  • Share

Organizata e Kombëve të bashkuara kundërshton fortë planin e Izraelit për të pushtuar Gazën.

Reagimi më i fundit ka ardhur menjëherë pas mbledhjes 10 orëshe që Benjamin Netanyahu mbajti me Këshillin e Sigurisë, ku u mor vendimi për pushtimin.

“Izraeli duhet të ndalojë menjëherë planin e tij për të pushtuar Gazën!”, deklaroi OKB mes të tjerash.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, shtoi se "plani i qeverisë izraelite për pushtimin e plotë ushtarak të Rripit të Gazës duhet të ndalet".

"Plani, shtoi Turk, është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që i bën thirrje Izraelit të përfundojë pushtimin sa më shpejt të jetë e mundur, zbatimin e zgjidhjes së dakordësuar me dy shtete dhe të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje".

Kombet e Bashkuara e kanë deklaruar në vijimësi kundërshtimin e tyre ndaj "çdo përshkallëzimi" në Gaza.

"Do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë konkretisht", shpjegoi zëdhënësi Farhan Haq më herët, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me qëllimin e Izraelit për të intensifikuar sulmin e tij ndaj Gazës, "por ne kundërshtojmë fuqimisht çdo përshkallëzim të konfliktit".

"Siç e dini", shtoi ai, "ka qenë tashmë jashtëzakonisht shkatërrues. Ka pasur mbi 60,000 viktima në këtë konflikt vetëm në dy vitet e fundit. Dhe ekziston perspektiva e vuajtjeve të mëdha humanitare, përfshirë mundësinë e urisë, e cila mund të përkeqësohet nëse konflikti do të përshkallëzohej".

"Pra", përsëriti ai, "ajo që po përpiqemi të bëjmë është të ofrojmë ndihmën e nevojshme humanitare, por kjo do të bëhej shumë më e vështirë në rast të një konflikti që zgjerohet".


Lajmi kryesor:

Këshilli i Sigurisë së Izraelit vendos të pushtojë Gazën, Netanyahu: Banorët kohë deri më 7 tetor të evakuohen! Hamasi: Ne do luftojmë


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?