Komisioni Ndërkombëtar i Hetimit i Kombeve të Bashkuara ka akuzuar Rusinë për krime kundër njerëzimit për sulme të koordinuara dhe të organizuara që synojnë zhvendosjen me forcë të popullsisë ukrainase nga territoret që ka pushtuar.
"Terrori i mbjellë në popullsi ka detyruar mijëra njerëz të ikin", tha Kryetari i Komisionit Erik Mose para Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë.
Sipas hetimit të Komisionit, sulmet me dronë dhe deportimet "zbulojnë përpjekje të koordinuara dhe të organizuara nga autoritetet ruse për të fituar territor shtesë dhe për të konsoliduar kontrollin mbi zonat që ata tashmë i kanë pushtuar në Ukrainë".
Lajmi kryesor:
Dy të vrarë dhe disa të plagosur në Ukrainë, droni ukrainas vret 3 persona në Krime! Putin: Të aftë për t'u përgjigjur çdo kërcënimi, dhe me mjete ushtarake
Xh.K/ReportTv.al