Magjia e Festivalit të Porto Palermos, pas suksesit në Kalanë e Ali Pashës, nën udhëheqjen e Olen Cesarit vijon në ambient të hapur.
Mbrëmjen e 19 gushtit shëtitorja e Himarës do të shndërrohet në një skenë koncertore, ku virtuozi i violinës Olen Cesari do të shoqërohet në performancën e tij nga International Clandestine Orchestra.
Muzikë cilësore dhe humor i përzgjedhur. Këngëtarët Marsela Çibukaj dhe Dren Abazi premtojnë se me interpretimet e tyre do t’i dhurojnë publikut një festë ritmike me tinguj e poezi.
Dhe natyrisht të qeshurat janë të garantuara me aktorin Gaz Paja.
Nga 14 korriku në 12 gusht Cesari në promovim të artit e mbrojtje të ekosistemit, mblodhi në Kalanë e Ali Pashës, emrat më të mirë të muzikës, showt e teatrit, brenda e jashtë vendit, duke e bërë edhe këtë herë Festivalin e Porto Palermos, një edicion suksesi.