Kultura

Olen Cesari risjell ‘Porto Palermo Festival’, 12 netë me muzikë magjike në kalanë e Porto Palermos: Sollëm artistët më të mirë (VIDEO)

25 Korrik, 14:40| Përditesimi: 25 Korrik, 16:26

  • Share

Olen Cezari rikthen për të pestin vit në Porto Palermo festivalin e organizuar dhe ideuar nga vetë ai. Në një intervistë për "Report TV" violinisti i njohur me famë ndërkombëtare, tregon emrat e njohur të muzikës shqiptarë dhe botërore që do të ngjiten në një skenë të veçantë, në Kalanë e Porto Palermos në Himarë, për 12 netë, nga 31 korriku deri më 17 gusht.

“Ne kemi tentuar të sjellim artistët më të mirë, më të njohur: nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, nga Italia, nga Kuba, nga Meksika, nga Peruja. Janë 12 koncerte që shtrihen në tre javë, çdo javë katër koncerte. E hap unë këtë vit. Hera e parë që e hap unë festivalin, por thashë si 5-vjetor të bëjmë këtë gjë.” , - thotë ai.

12 netëve të festivalit, do t’i paraprijë një aktivitet sensibiluzues me në qendër ndërgjegjësimin për ruajtjen e mjedisit, më 26 korrik. 

“Nesër në orën 11:00 fillojmë eventin e pastrimit. Pastrojmë molin, pastrojmë kalanë, pastrojmë gjithë plazhet vërdallë. Nesër kemi një aktivitet shumë të bukur me shumë shoqata që po bashkëpunojnë. Mund të jenë 150 vullentarë nesër.”, -tregon artisti.

Edicioni i pestë i “Porto Palermo Festival mbledh emra të njohur të muzikës shqiptare si: Ledina Çelo, Genc Tukiçi, Deshira Ahmeti, Anamaria Beqaj, Dren Abazi, Aurela Gaçe, Marsela Cibukaj, Eda Zari, Ardian Trebicka, Kastriot Tusha, Pasha Deejay, si dhe artistë të huaj si Carlos Paz & Sin Fronteras, Alberto Laurenti, Laraine Cañizares etj.  “Porto Palermo Festival” synon njëkohësisht të të shërbejë edhe për promovimin e turizmit të qëndrueshëm kulturor në Shqipëri.

B.G/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?