Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian, ka deklaruar se Olivier Röpke drejtuesi i komitetit Ekonomik Social Europian, solli paqe në kontinent.
Rama tha se Röpke, e mori detyrën në kohën kur Europa ishte në kohë të trazuara. Ndërsa më tej kryeministri shtoi se Röpke solli paqen në kohën kur kontinenti i vjetër ishte në kohë të paqëndrueshme.
‘Me shumë gjasë do të zhgënjej shumë prej jush, pasi nuk të flas për shoqërinë civile. Por erdha këtu për një person që më transformoi nga një skeptik të madh kur bëhej fjalë për dialogun social, në një idhtar të këtij dialog. E ndjeva të bëhesha pjesë me ndjenja të përziera, se kjo mbledhje shënon fundin e presidencës së Olivier Röpke në krye te komitetit Ekonomik Social Europian.
Ky është një moment për të kremtuar punën e një njeriu të jashtëzakonshëm. Si një super hero i heshtur europian dhe ky përkushtim i yti, ka frymëzuar udhëheqjen tuaj në krye të Komitetit Ekommik Social.
Kur e morët detyrën, Europa ishte në atë që mund të përshkruhet si stuhi. Njerëzit harrojnë se çfarë ka shkruar, si lufta në Ukrainë, pandemia, çështjet ekonomike që vuajnë vendet, përfshirë Shqipërinë. Duket si epoka e gurit, pasi flokët i kisha të zinj. Ne nuk mund të harrojmë që në atë kohë nuk kishim hapur asnjë grup kapitujsh. E megjithatë, përmes kësaj trazire dhe paqëndrueshmërie, ju sollët paqe, përfshirë edhe tek skeptikë si mua. A nuk është prova që mrekullitë ndodhin?”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Përfundon mandati i Oliver Ropke, Edi Rama në PE: Jeni kampion i zgjerimit! Me ju, Shqipëria u ndje e barabartë në Europë
A.D/r.k./ReportTv.al
