Foto ilustruese

Open Science: Shkenca, rol kryesor në ndërgjegjësimin për reduktimin e dëmit

22 Qershor 2022, 09:00| Përditesimi: 24 Qershor 2022, 12:57

  • Share

Të dhënat e verifikuara shkencore kanë treguar se në rastet kur individët lënë cigaren apo kalojnë në produkte alternative, qëndron mundësia e reduktimit të riskut për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Kjo e dhënë domethënëse është në qendër të fushatës informuese të reduktimit të dëmit.

Aktualisht në nivel global regjistrohen rreth 1.1 miliardë duhanpirës, shumica e të cilëve janë të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, mushkërisë apo shqetësime të tjera seriozë që lidhen me tymosjen. Kjo shifër ka nxitur edhe një përgjigje paksa agresive drejt përkjekjeve të konceptit të reduktimit të dëmit të duhanpirjes.

Gjatë eventit Open Science, ekspertët deklaruan se të dhënat nga kërkimet shkencore të kryera deri tani, sugjerojnë se përdorimi i produkteve alternative të duhanit mund të reduktojë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve që lidhen me duhanin.

“Pranimi i produkteve është shumë i rëndësishëm”, u shpreh DR. Gizelle Baker, Zv/Presidente Globale e shkencës në Philip Morris International. Epidemiologia dhe ekspertja e reduktimit të dëmit,ndërkohë nënvizoi faktin se personat që arrjnë ta lënë cigaren reduktojnë plotësisht mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës. “Për të arritur reduktimin e dëmit, duhen edhe produkte të cilat do mund ta kryejnë këtë funksion për individë që përdorin duhanin. Hapi tjetër është që të këshillojmë duhanpirësit që të kalojnë tek këto produkte dhe të vazhdojnë t’i përdorin. E dimë tanimë që personat që lënë cigaren reduktojnë riskun e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare.

Por reduktim të këtij risku ka edhe tek personat që kalojnë tek produktet alternative”, u shpreh ajo. Ndërkohë Peter Harper, mjeku specialist onkolog gjatë fjalës së tij në eventin e Opens Science, pohoi se kërkimet shkencore për trendet botërore që lidhen me uljen e duhanpirjes, tregojnë se produktet e reja, nëse përdoren, mund të ulin në nivele të konsiderueshme riskun.

“Reklamat apo taksat e larta nuk i kanë ndaluar duhanpirësit që të ndërpresin zakonin e tyre. Aktualisht, kemi 1.1 miliardë duhanpirës në botë dhe të gjithë janë të rrezikuar nga sëmundje serioze. Sigurisht që idealja do të ishte që këta persona të linin cigaren, por për ata që zgjedhin ta vazhdojnë, kalimi tek produktet alternative është këshilla më e mirë. Gjithsesi, për menaxhimin e këtij problemi duhet që të përdoren që të gjithë mjetet që janë në dispozicion për të arritur lënien e cigares,” përmbylli Harper.

Mënyra më e mirë për të fuqizuar potencialin e reduktimit të dëmit, është që të eliminohet duhani krejtësisht, por përdorimi i alternativave si pajisjet me ngrohje, cigaret elektronike mund të hyjnë në lojë për të reduktuar dëmin sa më shumë, kur lënia direkte është e pamundur. Megjithatë, paneli i ekspertëve dakordësoi se ajo çka është më e rëndësishmja, është që qytetarët të bëjnë ndryshime thelbësore në sjelljet dhe zakonet e tyre, pra edhe pse këshilla për ta lënë cigaren është primare, në rastet kur diçka e tillë shihet që nuk mund të funksionojë direkt, duhanpirësit mund të kalojnë tek alternativa të cilat u reduktojnë dëmin.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?