Kronikë

Operacion në Elbasan/ Goditen trafikantët e drogës, arrestohen 30 persona, 1 hetohet i lirë! Aksioni pas 1 viti hetime dhe përgjime me policë të infiltruar (EMRAT + VIDEO)

8 Shtator, 07:21| Përditesimi: 8 Shtator, 22:49

  • Share

ELBASAN -  Një megaoperacion policor i drejtuar nga Prokuroria është kryer gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të sotëm në të gjitha qytetet e qarkut të Elbasanit. Si rezultat, janë arrestuar 30 persona gjithsej, ndërsa 1 person tjetër është nën hetim në gjendje të lirë. Për 25 prej të arrestuarve, ishte lëshuar urdhër-arresti nga Gjykata e Elbasanit, ndërsa 5 të tjerët u kapën në flagrancë gjatë këtij operacioni.

Ndërkohë që 14 persona të tjerë janë të shpallur në kërkim. Report Tv ka zbardhur emrat e të arrestuarve. 

Gazetari Sokol Dema mëson se bëhet fjalë për shpërndarës të lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme, jo eksponentë të njohur të krimit në vend. Të akuzuarit vepronin të organizuar në grupe të vogla, por edhe vetëm. Ata shpërndanin lëndët narkotike pranë shkollave, lokaleve e më gjerë.

Gjatë megaoperacionit të koduar “First Day” janë sekuestruar sasi kokaine e kanabisi, armë zjarri të llojit pistoleta, kallashnikov, armë gjahu e municion luftarak. Gjithashtu janë sekuestruar peshore elektronike që shërbente për të peshuar lëndët narkotike, thika, përforcues grushti, steka duhani që dyshohet të jenë të kontrabanduara, laptopa, tableta, DVR të kamerave të sigurisë, targa makinash shqiptare dhe belge, 24 celularë dhe shuma parash në euro, paund, dollar e franga zvicerane.

Aksioni i befasishëm për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike është zhvilluar në qytetet Prrenjas, Librazhd, Gramsh, Peqin, Cerrik, Belsh dhe Elbasan.

Ndërkohë, të ndaluarit janë shoqëruar me autobus pasditen e sotme drejt paraburgimit në Tiranë, ndërsa jashtë ambienteve të policisë në Elbasan ndodheshin edhe familjarët e tyre.

25 masa arrest në burg për prodhim e shitje narkotikësh:
Arjan Bica 42 vjeç,
Erist Skilja 48 vjeç,
Shyqyri Bica 56 vjeç,
Aizberg (Alket) Bitri, 52 vjeç,
Filip Thoma 34 vjeç,
Hysen Grami 64 vjeç,
Gentian Tartari 37 vjeç,
Mikel Bezhani 45 vjeç,
Pjerin Qereshniku 50 vjeç,
Stivjo Bardhi 38 vjeç,
Domeniko Elezi 38 vjeç,
Mariglen Qosja 38 vjeç,
Shkelzen Shkrepi 46 vjeç,
Bardhyl Grami 64 vjeç,
I. K., 38 vjeç,
M. E., 36 vjeç,
I. F., 45 vjeç
Klodian Hakballa 34 vjeç,
Arben Kasa 50 vjeç,
Ilir Bahidi 41 vjeç,
Klajdi Çota 24 vjeç,
Franc Ruçi 24 vjeç,
Kevi Kanani 30 vjeç,
Marcelino Brahja 24 vjeç,
Panter Tafani 30 vjeç
5 të arrestuarit në flagrancë për drogë, armëmbajtje pa leje, mallra kontrabandë
Jokli Anastasi 32 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve",
Arjan Topalli 31 vjeç, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", dhe "Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë",
Vilson Dyrmyshi 36 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë";
Neritan Duzha 43 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"
Leonard Xhaferri 50 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";
Nën hetim në gjendje të lirë:
H. D., 57 vjeç

Ora 21:07
Report Tv zbardh emrat e të arrestuarve në megaoperacionin e Elbasanit

1757358693_tarrestuaritnelbasan.png

Report Tv ka mundur të zbardhë identitetet e të arrestuarve në megaoperacionin e Elbasanit, që arrestoi shpërndarësit e drogës që vepronin në të gjithë qarkun.

Me masë sigurie arrest në burg dhënë nga Gjykata e Elbasanit janë 25 persona, ndërsa 5 të tjerë u arrestuan në flagrancë gjatë aksionit.

Kurse 1 tjetër është nën hetim në gjendje të lirë, si dhe 14 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të akuzuarit vepronin të organizuar në grupe të vogla, por edhe vetëm. Ata shpërndanin lëndët narkotike pranë shkollave, lokaleve e më gjerë.

Gjatë megaoperacionit të koduar “First Day” janë sekuestruar sasi kokaine e kanabisi, armë zjarri të llojit pistoleta, kallashnikov, armë gjahu e municion luftarak. Gjithashtu janë sekuestruar peshore elektronike që shërbente për të peshuar lëndët narkotike, thika, përforcues grushti, steka duhani që dyshohet të jenë të kontrabanduara, laptopa, tableta, DVR të kamerave të sigurisë, targa makinash shqiptare dhe belge, 24 celularë dhe shuma parash në euro, paund, dollar e franga zvicerane.

25 masa arrest në burg për prodhim e shitje narkotikësh:
Arjan Bica 42 vjeç,
Erist Skilja 48 vjeç,
Shyqyri Bica 56 vjeç,
Aizberg (Alket) Bitri, 52 vjeç,
Filip Thoma 34 vjeç,
Hysen Grami 64 vjeç,
Gentian Tartari 37 vjeç,
Mikel Bezhani 45 vjeç,
Pjerin Qereshniku 50 vjeç,
Stivjo Bardhi 38 vjeç,
Domeniko Elezi 38 vjeç,
Mariglen Qosja 38 vjeç,
Shkelzen Shkrepi 46 vjeç,
Bardhyl Grami 64 vjeç,
I. K., 38 vjeç,
M. E., 36 vjeç,
I. F., 45 vjeç
Klodian Hakballa 34 vjeç,
Arben Kasa 50 vjeç,
Ilir Bahidi 41 vjeç,
Klajdi Çota 24 vjeç,
Franc Ruçi 24 vjeç,
Kevi Kanani 30 vjeç,
Marcelino Brahja 24 vjeç,
Panter Tafani 30 vjeç
5 të arrestuarit në flagrancë për drogë, armëmbajtje pa leje, mallra kontrabandë
Jokli Anastasi 32 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve",
Arjan Topalli 31 vjeç, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", dhe "Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë",
Vilson Dyrmyshi 36 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë";
Neritan Duzha 43 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"
Leonard Xhaferri 50 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";
Nën hetim në gjendje të lirë:
H. D., 57 vjeç
Ora 19:28
‘Policia hape derën’, VIDEO nga operacioni në Elbasan! Momenti kur bastisen banesat

Një operacion kundër shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike në Elbasan çoi në pranga 30 persona, 14 të tjerë të janë shpallur në kërkim, ndërsa 1 person është në hetim.

Report Tv sjell pamjet e operacionit, të koduar  ‘First Day’. Në pamje dallohet momenti kur policia bastis disa prej banesave, të armatosur dhe me thirrjet ‘Policia hape derën’.

Ora 19:22
Megaoperacioni në Elbasan/ Policia: 30 në pranga, 14 në kërkim, 1 në hetim! Sekuestrohet drogë, pistoleta, kallashë e municion luftarak

1757351906_elbasan.jpg

Policia e Elbasanit doli me deklaratë për megaoperacionin që goditi rrjetin e shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike. 30 persona kanë rënë në pranga, 14 në kërkim dhe 1 person në hetim. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri pistoletë dhe kallashnikov, armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore elektronike, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollar, franga zviceriane dhe 24 celularë.

Njoftimi i plotë

Finalizohet megaoperacioni “First Day”, goditet rrjeti i shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike në qarkun Elbasan.

Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit prej disa muajsh, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Ekzekutohen 25 masa sigurie "Arrest në burg".

Gjatë operacionit arrestohen në flagrancë 5 shtetas të tjerë, si edhe 1 tjetër procedohet penalisht.

Sekuestrohen sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri (pistoletë, kallashnikov), armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollarë, franga zvicerane, 24 celularë.

Strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, pas një hetimi të thelluar të ndjekur me metoda speciale prej disa muajsh, finalizuan megaoperacionin policor të koduar “First Day”, që kishte në fokus goditjen e personave të përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, e shtrirë në kohë dhe vënde të ndryshme, kryesisht pranë ambienteve të shkollave, lokaleve dhe më gjerë, në Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh dhe Perrenjas.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", për shtetasit: A. B., 42 vjeç, E. S., 48 vjeç, Sh. B., 56 vjeç, A. (A.) B., 52 vjeç, F. Th., 34 vjeç, H. G., 64 vjeç, G. T., 37 vjeç, M. B., 45 vjeç, P. Q., 50 vjeç, S. B., 38 vjeç, D. E., 38 vjeç, M. Q., 38 vjeç, Sh. Sh., 46 vjeç, B. G., 64 vjeç, I. K., 38 vjeç, M. E., 36 vjeç, I. F., 45 vjeç të gjithë banues në Elbasan, K. H., 34 vjeç, A. K., 50 vjeç, banues në Peqin;, I. B., 41 vjeç, K. Ç., 24 vjeç, F. R., 24 vjeç, K. K., 30 vjeç, M. B., 24 vjeç, banues në Librazhd, P. T., 30 vjeç, banues në Prrenjas.

Nga hetimi u dokumentua aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve, të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, të cilët vepronin në mënyrë të organizuar në grupe të vogla ose individualisht, në të gjithë qarkun Elbasan.

Gjithashtu,

 - u arrestuan në flagrancë shtetasit: J. A., 32 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", A. T., 31 vjeç, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", dhe "Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë", V. D., 36 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë"; N. D., 43 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe L. Xh., 50 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. D., 57 vjeç.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri pistoletë dhe kallashnikov, armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore elektronike, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollar, franga zviceriane dhe 24 celularë.

Vijon puna për kapjen e 14 shtetasve të shpallur në kërkim.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndjekjen penale të çdo individi tjetër të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ora 18:23
Operacioni antidrogë në Elbasan, Report Tv zbardh 7 nga emrat e personave të ndaluar

1757333875_policiaelbasanambulanca.png

Report Tv ka zbardhur emrat e 7 prej personave të ndaluar ditën e sotme nga operacioni antidrogë që u zhvillua sot në të gjitha qytetet e qarkut të Elbasanit.

Ndërkohë, u ekzekutuan 30 masa sigurie nga 39 në total, të lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan. 

7 nga emrat e personave të ndaluar: 
1-Mariglen Qosja
2-Bardhyl Grami
3-Eris Skilja
4-Mikel Dezhani
5-Shyqyri Bica
6-Arjan Bica
7-Klodian Hakballa
Ora 17:42
Operacioni antidrogë në Elbasan, të ndaluarit shoqërohen me autobus drejt paraburgimit në Tiranë, familjarët: Jemi të shqetësuar, s'kemi asnjë informacion

Janë shoqëruar drejt paraburgimit në Tiranë të gjithë të ndaluarit nga operacioni i sotëm antidrogë, që u zhvillua në të gjitha qytetet e qarkut të Elbasanit, ndërsa u ekzekutuan 30 masa sigurie nga 39 në total, të lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan. 

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se të ndaluarit janë me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie teksa futen në autobus, ndërsa jashtë ambienteve të policisë në Elbasan ishin edhe familjarët e tyre. Për Report Tv, ata u shprehën se ndihen të tronditur nga kjo gjë.

'Jemi të shqetësuar, kanë ardhur kanë marr kalamajtë tanë. Na kanë ngritur nga gjumi dhe kanë bërë kontroll në banesë. Nuk kam asnjë informacion', tha një nga familjarët e personave të ndaluar. 

'Djali im ishte në punë, punon në ndërtim dhe ma kanë marrë', tha një familjar tjetër.  

Ora 14:11
Operacioni anti-drogë në Elbasan/ Sëmuret njëri nga të arrestuarit, dërgohet në spital

1757333875_policiaelbasanambulanca.png

Njëri nga 30 personat e arrestuar në Elbasan gjatë operacionit anti-drogë në këtë qark, është ndjerë keq gjatë qëndrimit në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë Elbasan.

Identiteti i tij nuk dihet për momentin, por mësohet se i arrestuari në fjalë ka shfaqur shqetësime. Nuk dihet konkretisht se çfarë simptomash ka patur. Megjithatë, policia lajmëroi ambulancën për të shkuar në ambientet e drejtorisë. Prej andej u dërgua në spital nën shoqërinë e forcave policore.

Gjatë operacionit të sotëm në qarkun e Elbasanit, u arrestuan 30 persona nga 39 masa sigurie në total. Aksioni kishte të bënte me goditjen e shpërndarësve të drogës.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adi: 08/09/2025 11:27

    Vazhdohet me cironka.as peshq te vegjel sjan..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?