Kanabisi i asgjësuar nga policia

Kronikë

Operacion antidrogë në Himarë/ Asgjësohen 302 bimë kanabisi dhe sekuestrohen 121 kg në proces tharjeje! 2 në kërkim (EMRAT)

27 Shtator, 14:16| Përditesimi: 27 Shtator, 14:26

  • Share

Himarë- Dy persona janë shpallur në kërkim pas një operacioni antidrogë në Himarë. Ata janë identifikuar si Romeo Bezhani dhe Argjend Nanaj.

3 parcelat midis fshatrave Shën Vasil dhe Lukovë, në një zonë malore të thepisur u zbuluan pas kontrolleve me dronë.

Blutë kanë asgjësuar 302 bimë kanabisi dhe sekuestruar 121 kg bimë kanabisi në proces tharjeje.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, bazuar edhe në informacionet e siguruara, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të territorit duke përdorur edhe dronë, shërbimet e Policisë, midis fshatrave Shën Vasil dhe Lukovë, në një zonë malore të thepisur, zbuluan 3 parcela ku ishin kultivuar 302 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan.

Në vijim të veprimeve hetimore për identifikimin e autorëve të këtij rasti kultivimi, u bë shpallja në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike" dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e shtetasve:

R. B., 41 vjeç, banues në Lukovë;

A. N., 30 vjeç, banues në Delvinë.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një sasi bimësh narkotike në proces tharjeje me peshë 121 kg.

Vijon puna për lokalizimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të dy autorëve të dyshuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?