3 persona janë arrestuar nga operacioni i mbrëmshëm i Policisë së Vlorë për të goditur disa pika të lojërave të fatit. Operacioni ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë që raportohet se janë bllokuar disa pika që operonin vënie llotosh të paligjshme.
Policia e Vlorës bën me dije informacioni është marrë në rrugë operative, ndërkohë që ka njoftuar se janë nën hetim 3 persona të tjerë. Janë sekuestruar dy kompjuter laptop, një printer, një Ipad, tre dekodera, dhe katër aparatë telefoni celular. 3 kanë qenë rastet e lokaleve të goditura dhe janë arrestuar të tre pronarët.
Rasti i parë është Aldo Malajt 25 vjeç pasi në lagjen "Pavarësia", në ambjentet e lokalit të tij "BAR-KAFE", dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë kontrollit janë konstatuar disa paisje elektronike, si një kompjuter laptop, një printer, një Ipad të cilat dyshohen se përdoreshin për lojëra të palejuara dhe baste sportive, duke përfituar vlera monetare të pa deklaruar në organet tatimore.
Një tjetër 25 vjeçar është prangosur Xhulio Ferati, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit të tij në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, i janë konstatuar tre dekodera, një kompjuter laptop dhe një aparatë telefoni celular, të cilat dyshohen se përdoreshin për lojra të palejuara dhe baste sportive. Për rastin në fjalë është proceduar penalisht edhe shtetasin P.C, 62 vjeç, pasi ishte duke vendosur baste sportive.
Dhe personi i tretë i prangosur, Denis Biraci 29 vjeç, banues në Vlorë, të cilit në ambientet e lokalit të tij në lagjen “24 Maj”, Vlorë, dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të lokalit u gjetën e sekuestruan tre aparate telefona celular të cilat dyshohen se përdoreshin për vendosjen e basteve sportive. Në lokalin e tij janë gjetur duke vënë baste sportive I.J,50 vjeç,dhe A.D.,27 vjeç, banues ne Vlorë, të cilët janë në procedim penal.
Në Fier po ashtu 3 pronarë lokalesh janë vënë në pranga, një tjetër u shpall në kërkim për ushtrimin e paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit.
Një tjetër aksion kundër lojërave të paligjshme të fatit është zhvilluar në Fier, ku për pasojë kanë rënë në pranga tre persona, dy të tjerë janë vënën nën hetim, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i një lokali.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë goditur 4 raste të zhvillimit të lojërave të fatit përmes celularëve, ku blutë e Fierit sekuestruan 9 prej tyre.
Mësohet se është arrestuar Irakli Mëngjezi, 26 vjeç, punonjës dhe u shpall në kërkim punonjësi i lokalit Shkëlzen Babolli, 46 vjeç.
Ndërkohë është arrestuar edhe Dashamir Dauti, 37 vjeç, i cili në një lokal në pronësinë e në lagjen "Kastrioti" ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive. Për të njëjtën arsye në pranga ka rënë edhe Avni Dauti, 47 vjeç, pasi e ushtronte aktivitetin në loklain e tij në lagjen në lagjen "Apollonia"
Sakaq është vënë nën hetim shtetasi O. Ç., 17 vjeç, banues në Fier, pasi në lokalin e shtetasit L. P në lagjen "16 Prilli" ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive.
E paskeni demtuar rende fashizmin hahagaga cfare komedie. Keni kapur disa hallexhinj dhe kreret e vertete i leshuat kur i kapet atehere ne tirane sepse ishte vellai i kryetares se KPA dhe tjetri i lidhur fort mbas politikes dhe krimit. Nje jave mbsdi i arestuat para kamerave dhe e liruat beri reklame te Ardit Gjebrea. Drejtor i ri dhe avaz i vjeter. Shqiparet per show shohin BB, ju lutem na i kurseni keto palacolleqe te palacove police.
PërgjigjuKap 3 veta me celular n dor qe dun t hajn I cap buk. Shko kap gjith bosat e gjith kompanive qe kan qen m perpara se ata jan akoma , Esht mush America plot me kompani bastesh t shqiperis , cdo bar kafe shqiptar ka kompani basti shqiptar.
PërgjigjuAi gramoz murataj ne vlore ne bashkpunim me drejtorin e policis i bejn kto pislliqe.po te germoj pak spaku nxjerr xhevaire nga gramoz dhe besnik murataj
eshte e tmerrshme qe licensohen per lojra fati vetem disa shoke te rames nderkohe te tjeret duhet ta bejne kete gje ilegalisht duke rrezikuar burgun. A KA MUNDESI TA COJE DIKUSH ME KOQE KETE LIGJ NE GJYKATE KUSHTETUSE SEPSE CENON TE DREJTAT, LIRINE DHE BARAZITE E NJERIUT.
PërgjigjuBravo super aksion e paskeni mbytur fare krimin, kapen 3 veta me celular, Po llotot Jane sheshit çdo pike basti qe ka qene perpara eshte edhe sot, thjesht nuk vendosin me kimpjuter I vendosin me celular. Keto 3 qe Jane arrestuar mbreme thjesht Jane spiunuar nga pronaret e medhej se mbase I kane marre ca kliente ose kane humbur leket policet aty. Mos u beni qesharake. Thjesht me vjen keq per Drejtorin e Pergjithshem te Policise qe eshte nje nder njerezit me te shkolluar qe ka shteti Jone ne fushen e sigurise dhe eshte gjynaf qe behet pjese e kesaj loje te piset, Po nuk deshi ministri me kryeministrin nuk luftohet krimi dhe paligjmeria ne vend.
PërgjigjuAksion disa pika, gjithe naten aksioni e kur vjen puna 3 te arrestuar (qe mund te jene edhe te shoqeruar kot e dalin) qe i bije pronari, banakieri e kamarieri i vetem nje lokali. Shume zhurme per asgje. Policia i mban lojrat e fatit kete e di dhe me budallai, te gjitha komisariatet jane te perfshire dhe i lene vete te luajne me telefon nuk i ngacmojne se marrin leket cdo muaj.
Përgjigju