Operacion i madh anti-kanabis në Malësinë e Krujës, priten të asgjësohen 50 parcela (VIDEO)

26 Gusht 2020, 07:33| Përditesimi: 26 Gusht 2020, 10:34

  • Share

KRUJË- Më shumë se 20 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) po zhvillojnë një megaoperacion anti-kanabis në Malësinë e Krujës.

Pjesë e operacionit janë edhe forcat e komisariatit të Krujës, të cilët sipas burimeve priten që të asgjësojnë rreth 50 parcela si dhe do bëhet monitorim i territorit.

Përgjatë këtij viti në rrethin e Krujës janë asgjësuar mbi 8000 rrënjë kanabis, teksa Malësia e Krujës është konsideruar si një nga zonat më problematike në rang kombëtar për sa i përket kultivimit të kanabisit. Report Tv sjellin pamje nga nisja e këtij operacioni, ky siç mund të shihet qyteti është "blinduar" nga uniformat blu.

Foto nga operacioni anti- drogë në Malësinë e Krujës

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mir shehu: 26/08/2020 11:27

    E mor tur heba do te ngelin ne fyt ato 30 euro per bime qe u ke mar.... vjet shpetove, simjet tik tak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?