TIRANE- “Lumenjtë e drogës mbërritën nga Shqipëria në Romë, dhe më pas shpërndaheshin në të gjithë Evropën dhe transportoheshin përmes transportit publik.” Kështu e përshkruajnë mediat italiane skemën e trafikimit të drogës mes shqiptarëve dhe të huajve, organizata e të cilëve u çmontua në orët e para të mëngjesit në një operacion të madh ndërkombëtar të koduar “Alba Tibus”. I zhvilluar në Itali, Spanjë dhe Shqipëri ky operacion u finalizua me 27 urdhër-arreste në total, 20 prej të cilëve “arrest në burg” dhe 7 të tjerë në “arrest shtëpie”.
Autoritetet shqiptare ekzekutuan 4 arreste brenda vendit, 1 prej të cilëve Eurel Liçaj, 43 vjeç, i arrestuar në vitin 2023 dhe aktualisht në burgun e Rrogozhinës.
Në Vlorë u kapën Anxhelo Ajazaj 27 vjeç, Klarens Dalipaj apo Dhrami dhe Xhino Hamitaj, të dy nga 30 vjeç. Ky është momenti kur Forcat Operacionale ndërhyjnë brenda ambienteve të një lokali për kapjen e njërit prej tyre.
Ata akuzohen se përgjatë viteve 2019-2021, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar kryesisht në Romë kanabis sativa, si dhe për armëmbajtje pa leje dhe zhvatje. Lënda narkotike u transportua me motobarka të fuqishme nga Vlora në Pulia dhe më pas me destinacion Romën përmes makinave që i merrnin me qira. Hetimet intensive në Itali zbuluan se grupi kishte arritur të fshihte drogën në një qendër për mbrojtjen e azilkërkuesve në periferi të Romës.
Përveç menaxhimit të drogës në këtë ambient, e cila më pas shpërndahej dhe në vende të tjera të Evropës për t’u shitur, pati rekrutim për transportim të drogës edhe në mesin e emigrantëve nigerianë. bëhet fjalë për të rinj e pa precedentë penalë, të akomoduar në këtë qendër azili me leje qëndrimi të përkohshme, në pritje të shqyrtimit të kërkesës për azil në Itali. Nga 2019-a, 147 persona të lidhur me këtë rrjet u arrestuan, me sekuestrimin e 900 kg drogë dhe 90 mijë euro CASH.
Hetimi zbuloi se grupi i shqiptarëve falë aleancës me organizatat nigeriane shfrytëzonin për trafikun e drogës edhe transportin publik. Përveç arrestimeve në Vlorë, një pjesë e urdhër-arresteve ishin në Barcelonë.
'Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Alba Tibus.Al”, u vunë në pranga shtetasit Anxhelo Ajazaj, 27 vjeç, Klarens Dalipaj alias Klarens Dhrami, 30 vjeç dhe Xhino Hamitaj, 30 vjeç. Ata dhe shtetasi Eurel Liçaj që aktualisht po vuan një dënim në IEVP Rrogozhinë, akuzohen në kuadër të një procedimi penal të iniciuar nga Prokuroria e Romës, se në vitin 2019, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar në Itali (kryesisht në Romë), lëndë narkotike Cannabis Sativa.', njofton policia e shtetit.
Operacioni në Shqipëri u finalizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, si dhe në koordinim me homologët italianë, me Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri, Karabinierinë e Romës, Parioli, dhe me Drejtorinë e Interpolit.
Të tre personat e arrestuar në Vlorë u ndaluan mbrëmjen e djeshme, ndërsa burime nga policia konfirmojnë se, pas urdhrit të ardhur nga policia italiane, ata kishin qenë nën vëzhgim për tre ditë.
Ndalimi i Anxhelo Ajazaj, Klarens Dalipaj dhe Xhino Hamitaj, u krye mbrëmjen e djeshme nga forcat operacionale, në pika të ndryshme të qytetit të Vlorës.
Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane, ndërsa informacioni mbi të ka qenë tepër i rezervuar.
Sipas burimeve, të tre personat e ndaluar kishin rolin e shpërndarjes së drogave të ndryshme në Itali, kryesisht në zonën e Romës.
Komente

Kapin keta lepujt kokuqit s.guxojn ti permendn emrin keta mjeshtrat
PërgjigjuPse Kokekuqi eshte gango?