Kronikë

Operacioni anti drogë në Tiranë, reagon policia: Ndalohet efektivi i RENEA-s dhe 4 persona, sekuestrohet kokainë, kanabis dhe armë

20 Gusht 2021, 22:47| Përditesimi: 20 Gusht 2021, 22:57

  • Share

5 persona janë ndaluar nga SHÇBA, mes tyre edhe një efektiv i forcave RENEA, për shpërndarje të lëndëve narkotike. Policia njofton se janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë. Report Tv mëson se janë arrestuar Rael Rajmond Luli, Jurgen Vaid Luli, Gertjan Harapi, Gevi Spahia, Ergi Sala.

‘Tiranë - SHÇBA godet grupin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, deri tani 5 të shoqeruar ne kushte flagrance, mes tyre 1 punonjës policie

Në vijim të një procedimi proaktiv nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe me mbeshtetjen e operacionale te DVP Tirane, është finalizuar operacioni për goditjen e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Tiranës, i cili dyshohet se drejtohej nga një punonjës policie i forcave speciale.

Aktualisht janë të shoqëruar në kushte flagrance me provat materiale (kokainë dhe hashash) 5 shtetas:

Të arrestuar janë

Rael Rajmond Luli, 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA;

Jurgen Vaid Luli 30 vjeç;

Gertjan Harapi, 26 vjeç;

Gevi Spahia, 27 vjeç;

Ergi Sal, 26 vjeç.

Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar.

Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si "Parku i autobusave", Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxenesve.

Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.

Operacioni është në vijim e sipër dhe në përfundim të veprimeve do të ketë një njoftim për media.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.’- njofton policia.


Lajmi kryesor:

Shpërndanin kokainë e kanabis tek ish-Parku, Yzberisht dhe Kombinat, shoqërohet efektivi i RENEA-s dhe 4 persona të tjerë! Kontrolle në banesat e tyre, sekuestrohet drogë, para dhe armë


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?