Të tre personat e arrestuar në Vlorë u ndaluan mbrëmjen e djeshme, ndërsa burime nga policia konfirmojnë se, pas urdhrit të ardhur nga policia italiane, ata kishin qenë nën vëzhgim për tre ditë.
Ndalimi i Anxhelo Ajazaj, Klarens Dalipaj dhe Xhino Hamitaj, u krye mbrëmjen e djeshme nga forcat operacionale, në pika të ndryshme të qytetit të Vlorës.
Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane, ndërsa informacioni mbi të ka qenë tepër i rezervuar.
Sipas burimeve, të tre personat e ndaluar kishin rolin e shpërndarjes së drogave të ndryshme në Itali, kryesisht në zonën e Romës.
Lajmi kryesor:
Operacion i përbashkët Itali – Shqipëri – Spanjë, 27 të arrestuar, 3 prej tyre në Vlorë! Droga transportohej me autobus! Ruhej në qendër azilkërkuesish nigerianë në Romë (EMRAT+VIDEO)
G.K/ReportTv.al