Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, lir Proda u shpreh se në operacionin e përbashkët antidrogë me autoritetet italiane janë përfshirë 349 punonjës policie për të zbatuar masat e sigurisë nga GJKKO.
“Siç u bë me dije, dje dhe herët në mëngjes, drejtoria e Përgjithshme dhe strukturat vendore të disa qarqeve janë përfshirë në një operacion të ekzekutimit të masave të GJKKO. Për të përmendur përmasat e këtij operacioni, duhet të përmend forcat e policisë janë përfshirë në operacion, 349 punonjës policie.
Janë përfshirë disa struktura të policisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme operacionale, drejtoria kundër Krimit të Organizuar, Forcat e Sigurisë Komnbëtare dhe RENEA. Konfirmoj vendosmërinë e Policisë së Shtetit, për të goditur krimin e organizuar”, theksoi Proda.
Lajmi kryesor:
Megaoperacion Shqipëri-Itali/ ‘Çmontohet’ grupi kriminal me bazë në Durrës, në kërkim 'Visi i Pojës'! 52 masa sigurie, ekzekutohen 42! Trafik droge me vlerë 7 mln euro (VIDEO)
Xh.D/ReportTv.al
