Detaje të reja janë zbuluar nga megaoperacioni antidrogë në qarkun e Lezhës, që po zhvillohet nga policia shqiptare dhe Guardia Di Finanza.
Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi mëson se gomonet me drogë janë nisur rreth orës 19:00 të një dite më parë (15 gusht), nga Patoku.
Veliera është me flamur ukrainas dhe është nisur nga Mali i Zi. Droga do shkëmbehej në detin Adriatik 18 milje nga laguna Patokut. Nga 6 të arrestuarit, 4 janë shqiptarë dhe 2 ukrainas.
Forcat RENEA kanë zbarkuar në disa banesa në Laç për kontrolle. Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi droge dhe një shumë parash.
Lajmi kryesor:
EMRAT/ Po shkëmbenin kokainën me kanabis në det të hapur, goditet grupi i trafikantëve në Kurbin! 6 të arrestuar, mes tyre 2 ukrainas dhe ish-shefi i policisë
M.Q./ReportTv.al