LEZHË- 6 trafikantë mes tyre 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas, kanë rënë në pranga të policisë nga një operacion ndërkombëtar anti-drogë i zhvilluar një natë më parë (15 gusht) në qarkun e Lezhës, në det të hapur (Adriatik), rreth 18 milje larg Lagunës së Patokut.
Policia goditi trafikantët e drogës të cilët po bënin shkëmbimin e lëndës narkotike, të kokainës me kanabis, në mes të detit Adriatik dhe vuri në pranga shtetasit Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef policie; Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, nipi i Gëzim Çelës i njohur si ‘baroni i kokainës’ i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar në vitin 2014 pasi forcat speciale gjetën në vilën e tij 18 kilogramë kokainë, 150 kilogramë kanabis dhe një laborator lëndësh narkotike. Në të njëjtin aksion në Kosovë u sekuestruan 50 kilogramë heroinë dhe kokainë që dyshohej se ishin paketuar në Fushë Kuqe.
Në pranga kanë rënë edhe Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë dhe Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë. Po ashtu u arrestuan edhe dy shtetas nga Ukrania Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç dhe Kostiantyn Biellon, 44 vjeç. Dy ukrainasit të cilët udhëtonin me velierën me drogë, ishin nisur nga Mali i Zi. Ata i vunë flakën velierës dhe tentuan të ikin me një varkë shpëtimi, por u arrestuan. Në det policia gjeti 23 kg kanabis pranë vendit ku u fundos veliera e djegur.
Si u zhvillua operacioni në det të hapur ku do të shkëmbehej droga
Operacioni anti-drogë u zhvillua nga policia shqiptare në bashkëpunim me Gurdia di Finanza. Në një konferencë për mediat zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga tha se operacioni nisi pasi strukturat monitoruese në terren, vunë rë lëvizjën me shpejtësi të një gomonie, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin. Gomonia është afruar pranë një tjetër mjeti lundrues tip veliere dhe më pas trafikantët që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike.
Në operacion u përfshinë avionët e Frontex-it dhe të GDF-së, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjetet e GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e veleries. Trafikantët e drogës që ndodheshin në velerie, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë.
Operacioni zhvillohej paralelisht edhe në tokë në zonën e Kurbinit
Në të njëjtën kohë me ndërhyrjen nga deti, efektivët e Repartit Special “RENEA” kanë ndërhyrë nga toka, në ambientet e një restoranti në lagunën e Patokut, ku po qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike.
Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me SPAK-un, u bë arrestimi për veprat penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”.
Çfarë u sekuestrua
2 armë zjarri pistoleta, të markave “Glock” dhe “Zastava”;
200 fishekë pistolete model 54;
një automjet tip “Audi”;
4 aparate DVR për ruajtjen e pamjeve filmike;
45 000 euro, 250 000 lekë, 500 paund, 50 franga, 2 000 lira, 25 celularë;
Sasia 23 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e gjetur në afërsi të velierës së djegur;
1 mjet lundrues tip gomone, bashkë me GPS-in;
Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Flakë në det” u arrestuan:
Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;
Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.
Mes të arrestuarve nga operacioni anti-drogë në Kurbin, ku u godit një grup trafikantësh që po shkëmbenin drogë në mes të detit Adriatik, është edhe Nerim Çela. Ky i fundit është nipi i Gëzim Çelës, i njohur si 'baroni', i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar në vitin 2014 pasi forcat speciale gjetën në vilën e tij 18 kilogramë kokainë, 150 kilogramë kanabis dhe një laborator lëndësh narkotike. Në të njëjtin aksion në Kosovë u sekuestruan 50 kilogramë heroinë dhe kokainë që dyshohej se ishin paketuar në Fushë Kuqe.
Janë publikuar pamjet nga operacioni ndërkombëtar anti-drogë i cili u zhvillua një ditë më parë (15 gusht) në detin Adriatik, teksa trafikantët po shkëmbenin drogën. Sipas policisë trafikantët sapo kanë pikasur policinë i kanë vënë flakën mjetit tip velierë. Ata që ndodheshin në velerie, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga Policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë.
6 persona janë arrestuar nga policia pas një operacioni ndërkombëtar anti-drogë të zhvilluar në detin Adriatik një ditë më parë. Policia ka arrestuar 4 shqiptarë, mes tyre edhe ish-shefin e policisë Arlind Ismailukaj si dhe 2 ukrainas. Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Flakë në det” u arrestuan:
Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;
Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.
Policia thotë se është sekuestruar 23 kg kanabis nga operacioni anti-drogë që u zhvillua në det të hapur në Adriatik mbrëmjen e 15 gushtit. Sipas policisë u sekuestruan 45 mijë euro dhe 2.5 mln lekë si dhe dy armë zjarri.
Në operacion u përfshinë avionët e Frontex-it dhe të GDF-së, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjetet e GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e veleries.
"Në vijim të punës për goditjen e grupeve kriminale që ushtrojnë veprimtari në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Policia e Shtetit ka shtuar masat për monitorimin në terren, duke përdorur të gjitha kapacitetet logjistike dhe njerëzore që ka në dispozicion. Në këtë kuadër, bazuar në inteligjencën policore, u finalizua operacioni “Flakë në det”. Në operacion u përfshinë efektivë dhe mjete të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, si dhe Reparti Special “RENEA”. Operacioni i zhvilluar nga Policia e Shtetit, është koordinuar dhe mbështetur nga Guardia di Finanza, Interforca italiane në Shqipëri dhe Frontex.
Operacioni filloi pas njoftimit të strukturave monitoruese në terren, për lëvizjen me shpejtësi të një mjeti lundrues, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin. Ky mjet lundrues është afruar pranë një tjetër mjeti lundrues tip veliere dhe më pas shtetasit që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike.
Në operacion u përfshinë avionët e Frontex-it dhe të GDF-së, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjetet e GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e veleries. Shtetasit që ndodheshin në velerie, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga Policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë.Në të njëjtën kohë me ndërhyrjen nga deti, efektivët e Repartit Special “RENEA” kanë ndërhyrë nga toka, në ambientet e një restoranti në lagunën e Patokut, ku po qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike.
Gjithashtu, në vijim të ketij operacioni policor, u shoqëruan në ambientet e DVP Tiranë, 2 shtetasit ukrainas të cilët u kapën në afërsi të velieres. Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me SPAK-un, u bë arrestimi për veprat penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”, shtetasit:
Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;
Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
2 armë zjarri pistoleta, të markave “Glock” dhe “Zastava”;
200 fishekë pistolete model 54;
një automjet tip “Audi”;
4 aparate DVR për ruajtjen e pamjeve filmike;
45 000 euro, 250 000 lekë, 500 paund, 50 franga, 2 000 lira, 25 celularë;
sasia 23 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e gjetur në afërsi të velierës së djegur;
1 mjet lundrues tip gomone, bashkë me GPS-in;Ndërsa mjeti lundrues veliere është zhytur në thellësinë rreth 150 metra, në detin Adriatik.
Ky operacion dëshmoi edhe një hërë vendosmërinë dhe profesionalizmin e Policisë së Shtetit, për të luftuar krimin e organizuar, si dhe partneritetin profesional, serioz dhe të sigurtë me homologët dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.
Detaje të reja janë zbuluar nga megaoperacioni antidrogë në qarkun e Lezhës, që po zhvillohet nga policia shqiptare dhe Guardia Di Finanza.
Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi mëson se gomonet me drogë janë nisur rreth orës 19:00 të një dite më parë (15 gusht), nga Patoku.
Veliera është me flamur ukrainas dhe është nisur nga Mali i Zi. Droga do shkëmbehej në detin Adriatik 18 milje nga laguna Patokut. Nga 6 të arrestuarit, 4 janë shqiptarë dhe 2 ukrainas.
Forcat RENEA kanë zbarkuar në disa banesa në Laç për kontrolle. Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi droge dhe një shumë parash.
Ujku qimet e nderroj por zakonin se harron, Arlind Ismailukaj e Naim Cela e Gezim Cela ne lac patok Kane qe ne 1996-2000 qe kane pase cdo linje ashashinr heroine Ato qe i njohin e dine mire, ktu sbehet fjale per 20 kile ashash Se as mbajne cerrat e lagjes Po shikoni sa ton jane te anija dhe neper magazina Qe kane pase kontraten per shitje ! Kto jane me bole te renda smerren me 20 kile, bravo ministri Po i bie gjithmone kundershtarve te miqve te vet qe ti japi akses Fierit e lushnjes e beratit... vetem se fatkeqsisht smerret dot me te gjithe Se disa ka frike ti permendi emrin ... merret me kto ca kane ngel Relike te se kaluares... Mire eshte te hapet nje burg i ri dhe t futen te gjithe bandat Jo kshu selektive, por me shijak e durres e fushkruje e lac e shkoder Leshe e burrel mirdite e kukes vlore fier e lushnje berat skrapar dhe korce.. jo per gje po skeni pa gje akoma thone, e merrni me qe qeshur ndoshta por skrapari ka krimin e drogen me te madhe ne vend ne europe e shqiperi, me vendbanim tirane e fier e europe, Namin kane berat e durres e shkoder.. Ka vrases me pagese e shperndares ne t gjithe europen grupi fier lushnje..
PërgjigjuPo pse o LION , kshu tu vra e tu pre njeri tjetrin e tu shit droge tu drogu rinine e femijet tone quheni te zgjuar ju dhe te afte, A eshte e drejte kjo pune kshu ka 30 vjet duket helmu kte popull Dhe rezultati po shifet duke korruptu policine e duke bo pislleqe Prandaj po vriten spo vriten nga smirra e xhelozia se si ha kujt kari ca bejne kto fshataret pa gra e pa fmi qe ja kane sakatu dynjaja ja ka lene me barre aq te forte jane kto.. dhe shifni rezultatin ska ngel me njeri mbi toke vetem Duke u vra dhe duke u be ushqim per peshqit s'dihet kufoma Boll me moralizma per keq se sduhet lene pafundsisht trafiqet e vrasjet e pafajshme nga kto te pa gdhendur qe kane gjith jeten sdine me Bo pune tjeter, po te shohin familjen me mire se e kane lene shume pas dore... Mos te merren m trafiqe kot. Luani fushe kuqes meqe ra fjala u tregu pa tru dhe u be ushqim peshku ne detin adriatik.
Po ik mor vk shif punt tuja a dole per analist ti ktu te qr me qen aq burr shkrun me emer tend vec kurvat shkrujn me pseudonime fallso shif punt tuja aty puno e coja i cop buk shpis tate e rri urt mos komento ca bejn mileti nese je i zoti bej dhe ti po nuk je mbyll gojen ul koken e shif veten tate e familjen tate se inati zilia e zullumet po i lejn mrapa shqiptaret tu pa se ca bejn tjeret prandaj po dalim fare si popull se nuk e duam njeri tjetrin sduam ta shohim mir
Je spot on plako po kto jan fasada normale qe i bojn kot pa lidhje Edhe kto i bon belgu franca dash uk etj se tjet per kta barbonat e drejtsis skan bole
Superaksion me 20 kile hashash. Nejse.
PërgjigjuKy arlindi shkrete i shkoi jeta ne burg, Shef policie ka qene ne tropoje nja 1 vit nga vitet 1998-99 Qe prej asaj here u kap me 1 ton ashash Beri burg Doli para pak kohesh, tashi e paskan kap prap, Sidoqofte ka shume lek pafund lek, se kane problem, Dalin prap ..
PërgjigjuDel dhe nuk del ne shtator do shohim portokalli, tani po dëgjojmë grimca te vogla .