Operacioni 'Flakë në det', mes të arrestuarve edhe nipi i ‘baronit’ të kokainës Gëzim Çelës

16 Gusht 2023, 12:23| Përditesimi: 16 Gusht 2023, 12:57

  • Share

1692180311_polici.jpg

Mes të arrestuarve nga operacioni anti-drogë në Kurbin, ku u godit një grup trafikantësh që po shkëmbenin drogë në mes të detit Adriatik, është edhe Nerim Çela. Ky i fundit është nipi i Gëzim Çelës, i njohur si 'baroni', i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar në vitin 2014 pasi forcat speciale gjetën në vilën e tij 18 kilogramë kokainë, 150 kilogramë kanabis dhe një laborator lëndësh narkotike. Në të njëjtin aksion në Kosovë u sekuestruan 50 kilogramë heroinë dhe kokainë që dyshohej se ishin paketuar në Fushë Kuqe.


Lajmi kryesor:

EMRAT/ Po shkëmbenin kokainën me kanabis në det të hapur, goditet grupi i trafikantëve në Kurbin! 6 të arrestuar, mes tyre 2 ukrainas dhe ish-shefi i policisë


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?