Operacioni antidrogë në Vlorë/ Jepet masa 'detyrim paraqitje' për 9 të arrestuar! Mes tyre 4 policë, 4 kryetarë fshatrash dhe 1 i  mitur

18 Dhjetor 2020, 10:32| Përditesimi: 18 Dhjetor 2020, 18:03

  • Share

Ka përfunduar rivlerësimi i masës së arrestit për të 9 personat lidhur me operacionin antidrogë në Vlorë. 

Për të gjithë është caktuar detyrim paraqitje. Masa "detyrim paraqitje" është dhënë për 4 punonjës policie, 4 kryetarë fshatrash dhe 1 i mitur.

Kërkesa e prokurorit Maksim Sota ka qenë "detyrim paraqitje", edhe gjyqtarja Elona Mihali ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorit. Brenda 10 ditësh pritet që të vendosë Apeli.

Grupet u ndanë nga tre persona, ndërsa shpallja e vendimit u bë bashkarisht për të gjithë.

Masa detyrim paraqitje u dha për:

 Arjan Tasen, shef i komisariatit Himarë

Artur Veshajn, shef i krimeve në Himarë

Ilir Kadenën, inspektor krimesh në Himarë

Alem Llanajn, punonjës policie në Himarë

Haredin Shkurtaj

Vaip Llalaj

Cerçis Fikaj

Adnan Barjamaj

S.F

2 ditë më parë Gjykata ka dhënë masat për 32 prej të arrestuarve lidhur me operacionin. Masa "arrest me burg" është dhënë për 27 prej tyre, kurse 5 të tjerë janë lënë në "arrest shtëpie". Në "arrest shtëpie" është lënë Ismet Hyseni i cili ka shfaqur shenja të COVID në seancë si dhe 4 të tjerë që janë shpallur në kërkim. Në këtë seancë është dhënë masa e sigurisë edhe për një efektiv policie.

Operacioni antidrogë  është finalizuar në orët e para të mëngjesit të 14 dhjetorit në Vlorë e Tepelenë. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar dhe disa efektivë policie të cilët janë implikuar në këtë aktivitet kriminal.

“Shqiptarja.com” mësoi se zanafilla e këtij hetimi ka qenë pikërisht kultivimi i një parcele me plot 6790 rrënjë kanabis, parcelë e cila solli reagimin e Ardi Veliut, i cili urdhëroi pezullimin e 12 efektivëve të policisë dhe për 10 punonjës të tjerë u vendos masë disiplinore. Parcela e zbuluar në fund të muajit shtator 2020, ishte në një teren të sheshtë dhe shumë e dukshme nga syri i njerëzve, pasi ndodhej buzë një rruge, pranë një stani.

Ora 14:13
Operacioni antidrogë në Vlorë, jepet masa 'detyrim paraqitje' për 9 të arrestuarit e tjerë

Për 9 të arrestuarit lidhur me operacionin antidrogës në Vlorë është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje.

Akuza që rëndon mbi policët është ajo e shpërdorimit të detyrës. Parashikuar nga neni 248 i kodit penal që nuk kanë kontrolluar dhe evidentuar në zonë.

Masa detyrim paraqitje u dha për:

S.F

Haredin Shkurtaj

Vaip Llalaj

Cerçis Fikaj

Adnan Barjamaj

Alem Lllanaj

Ilir Kadëna

Artur Veshaj

Arjan Tase

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Antimafia: 18/12/2020 11:05

    Komisar Arjan Tase, i cili ishte shef Komisariati në Himarë nje nga 6 policet te akuzuar, është emëruar shef Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Peqin, në DVP Elbasan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?