Operacioni antidrogë, policia jep detaje si u godit grupi kriminal në det të hapur! U sekuestruar 23 kg kanabis

16 Gusht 2023, 11:07| Përditesimi: 16 Gusht 2023, 13:06

  • Share

Policia thotë se është sekuestruar 23 kg kanabis nga operacioni anti-drogë që u zhvillua në det të hapur në Adriatik mbrëmjen e 15 gushtit. Sipas policisë u sekuestruan 45 mijë euro dhe 2.5 mln lekë si dhe dy armë zjarri. 

Në operacion u përfshinë avionët e Frontex-it dhe të GDF-së, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjetet e GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e veleries.

"Në vijim të punës për goditjen e grupeve kriminale që ushtrojnë veprimtari në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Policia e Shtetit ka shtuar masat për monitorimin në terren, duke përdorur të gjitha kapacitetet logjistike dhe njerëzore që ka në dispozicion. Në këtë kuadër, bazuar në inteligjencën policore, u finalizua operacioni “Flakë në det”. Në operacion u përfshinë efektivë dhe mjete të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, si dhe Reparti Special “RENEA”. Operacioni i zhvilluar nga Policia e Shtetit, është koordinuar dhe mbështetur nga Guardia di Finanza, Interforca italiane në Shqipëri dhe Frontex. 

Operacioni filloi pas njoftimit të strukturave monitoruese në terren, për lëvizjen me shpejtësi të një mjeti lundrues, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin. Ky mjet lundrues është afruar pranë një tjetër mjeti lundrues tip veliere dhe më pas shtetasit që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike.     

Në operacion u përfshinë avionët e Frontex-it dhe të GDF-së, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjetet e GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e veleries. Shtetasit që ndodheshin në velerie, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga Policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë.Në të njëjtën kohë me ndërhyrjen nga deti, efektivët e Repartit Special “RENEA” kanë ndërhyrë nga toka, në ambientet e një restoranti në lagunën e Patokut, ku po qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike.  

Gjithashtu, në vijim të ketij operacioni policor, u shoqëruan në ambientet e DVP Tiranë, 2 shtetasit ukrainas të cilët u kapën në afërsi të velieres. Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me SPAK-un, u bë arrestimi për veprat penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”, shtetasit: 

Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;   
Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;  
Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;  
Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë; 
Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;  
Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
2 armë zjarri pistoleta, të markave “Glock” dhe “Zastava”;  
200 fishekë pistolete model 54;  
një automjet tip “Audi”; 
4 aparate DVR për ruajtjen e pamjeve filmike;  
45 000 euro, 250 000 lekë, 500 paund, 50 franga, 2 000 lira, 25 celularë;  
sasia 23 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e gjetur në afërsi të velierës së djegur;
1 mjet lundrues tip gomone, bashkë me GPS-in; 

Ndërsa mjeti lundrues veliere është zhytur në thellësinë rreth 150 metra, në detin Adriatik.  

Ky operacion dëshmoi edhe një hërë vendosmërinë dhe profesionalizmin e Policisë së Shtetit, për të luftuar krimin e organizuar, si dhe partneritetin profesional, serioz dhe të sigurtë me homologët dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.


Lajmi kryesor:

EMRAT/ Po shkëmbenin kokainën me kanabis në det të hapur, goditet grupi i trafikantëve në Kurbin! 6 të arrestuar, mes tyre 2 ukrainas dhe ish-shefi i policisë


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?