Operacioni antidrogë Shqipëri-Itali/ Në pranga 27 shqiptarë e 10 italianë, mes tyre 2 gra! SPAK hetime për 3 grupe kriminale, korruptuan zyrtarë lokal në Vlorë, Dibër e Durrës

1 Korrik 2020, 12:20| Përditesimi: 1 Korrik 2020, 15:13

  • Share

Nga operacioni ndërkombëtar antidrogë i zhvilluar ditën e djeshme mes Shqipërisë dhe Italisë ku u arrestuan 37 persona, u arrestuan 27 shqiptarë dhe 10 shtetas italianë. Nga këto arrestime janë dhënë për 25 të arrestuar masa 'arrest me burg' dhe për 12 të tjerët është dhënë masa "arrest shtëpie". Pjesë e grupit janë edhe 2 gra, ndërsa rolet e tyre ishin të ndara.

Kjo organizatë kriminale ndërkombëtare vepronte si një e vetme me detyra të ndara, ku shpërndarja e drogës bëhej në Itali dhe në Shqipëri bëhej grumbullimi dhe transportimi i lëndës narkotike, kokainë, marijuanë e kanabis me gomone, e cila u sekuestruar ditën e djeshme. Gjithashtu në Shqipëri bëhej dhe pastrimi i parave të grupit kriminal ku sipas burimeve kjo i ishte besuar grupit që vepronte në Vlorë.

Kjo organizatë përbëhet nga 3 grupe kriminale që veprojë në Durrës, Vlorë dhe Dibër , ku gazetari Arsen Rusta në Report Tv shprehet se sipas hetimeve të SPAK rezulton se kjo strukturë kriminale të pastrimit të parave kanë përfshirë dhe korruptuar zyrtarë të pushtetit lokal në qarkun e Vlorës, Dibrës e Durrësit dhe zyrtarë policie, punonjës të doganave e deri tek disa agjentë të bankave që kanë qarkulluar paratë e grupit kriminal pa i deklaruar ato.

Sipas burimeve Elton Hamza, 37 vjec dhe Roland Myftari, të dy në kërkim nga autoritetet shqiptare, sipas sistemit TIMS rezultojnë jashtë Shqipërisë prej 4 javësh.

Në operacionin italo-shqiptar të finalizuar ditën e djeshme pati një bilanc prej 40 milionë euro drogë, 4 milionë euro asete si prona, automjete, para cash dhe 37 persona të arrestuar.

Report Tv siguroi dhe pamjet ekskluzive të skafit të fuqishëm me dy motorë me 500 kuaj fuqi që siç bëjnë me dije burimet çdo tre ditë nisej nga brigjet e Jonit drejt Italisë. Ky grup ka operuar prej 5 vitesh në mënyrë aktive në qarkun e Vlorës, Durrësit, Tiranës duke mbledhur drogën e kultivuar dhe duke e trafikuar atë në Itali dhe më pas në vendet e Evropës perëndimore. 4 milionë euro asete të investuar në Shqipëri nga ky grup përfshijnë një fabrikë në Vlorë, bar restorant, një biznes shpërndarje pije alkoolike e ushqime, 15 apartamente dhe 7 makina luksoze.

Bilanci i këtij operacioni të ndarë në dy faza ‘‘Kulmi‘ dhe "Shefi‘‘ zhvilloi dhe një konferencë të përbashkët të antimafias italiane e SPAK të mbajtur në Romë.

Skafi i sekuestruar në Vlorë

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dibernons: 02/07/2020 00:08

    Kush paska qene nga dibra qe nuk e njohkim fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?