Një tjetër mjeke dhe një infermiere janë shoqëruar nga Policia, pas operacionit antikorrupsion që u zhvillua sot në spitalin e Traumës.
“Merrnin para nga pacientët për kryerjen e skanerave, arrestohet mjeku, shoqërohen dy të tjerë. Sot më datë 23.09.22, pas një pune hetimore disa javore me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacionit policor ‘Skaneri’. Nga veprimet hetimore të kryera për llogari të procedimit penal nr.6013, viti 2022, u kap në flagrancë dhe u bë shoqërimi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë Tiranë, i shtetasve të mëposhtëm:
F.M., me profesion mjek reanimator;
K.B. me detyrë infermiere; dhe
S. B., me detyrë mjeke.
Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë. Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korrupsioni”, thuhet në njoftim.
Lajmi kryesor:
Pranga mjekut reanimator te 'Trauma', mori 20 mijë lekë nga agjenti i infiltruar si pacient! VIDEO kur prangoset në spital! Shoqërohen dy të tjerë
SI.E./ReportTv.al