Kronikë

Operacioni blic i strukturës anti-korrupsion të Kryeministrisë, një prej dosjeve të sekuestruara në kadastrën e Sarandës e falsifikuar me shkrim dore leja e kryerjes së punimeve

25 Qershor 2021, 17:22| Përditesimi: 25 Qershor 2021, 18:09

  • Share

SARANDË-Ditën e djeshme strukturat anti-korrupsion të kryeministrisë kanë ‘zbarkuar’ në Sarandë. Ato ushtruan një kontroll blic në Kadastrën e Sarandës, ku janë sekuestruar një sërë dosjesh të dyshimta korruptive.

Tre koordinatorët e urdhëruar nga kryeministri Edi Rama, Helena Lula, Enertil Canaj dhe Sokol Plaku kanë sekuestruar një sërë dosjesh, teksa kanë paralajmëruar se do të ketë ndëshkime nga nivelet më të larta drejtuese në këtë institucion deri në ndjekje penale.

Një nga dosjet e sekuestruara lidhet me një pronë mbi të cilën po bëhet një ndërtim pa leje, lokal,  dhe pa miratimin e një prej pronarëve. Kjo leje ishte për një periudhë dhe është falsifikuar shtyrja me shkrim dore. 

Zonat me interes ekonomik, siç është bregdeti i Shqipërisë, kryesisht në jug të vendit janë pikat kryesore ku abuzimi me pronat ka qenë tepër i lartë, për këtë arsye edhe plazhet e Sarandës dhe të Vlorës kanë qenë në fokus të këtij operacioni.

Kujtojmë që pak ditë më parë, kreu i Kadastrës, Artan Lame ka paralajmëruar largimin e një sërë drejtuesish të Kadastrave në rrethe “që nuk janë në lartësinë e duhur të detyrës”, duke nisur nga Shkodra, Lezha, Kruja, Durrësi, Tirana, Korça, Saranda e Fieri, e për pasojë shpalli thirrjen për aplikime për drejtues të rinj. Kjo deklaratë e Lames është pasuar edhe më këto operacione, teksa priten të mësohen më shumë detaje në vijim.

1624634908_BLITZ1.jpg

Dokumenti i falsifikuar ku shkruhet me dorë shtyrja e punimeve

1624634918_BLITZ3.jpg

Dokument nga dosja e sekuestruar

 

1624634929_BLITZ2.jpg
Pamje nga ndërtimi, dosja e të cilit është sekuestruar

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Korrupsioni: 25/06/2021 17:50

    Ne ate zyre korrupsioni ka filluar qe ne vitin kur u ndane trojet nga bashkia per qytetaret e pastreh. Ne kete rast te arte,nje pjese e vogel mori truall te pastrehet"popull" pjesen me te madhe e zhvaten kryetari bashkise 2000-2003 dhe sekretarja,po jo vetem ne sarande,po kudo ku ndahej toke-shtet ajo fuste duart dhe sot po shijojne qindra mijera euro "bingo" nga shitja e tokave-shtet. Mos te kapet peshku nga bishti se te rreshket,por nga koka. Antikorrupsioni mos te marre ne kadaster dosje te 2019 ne fillim, por nga viti 2000 e ketej.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?